Studim/ Sa më shumë fëmijë të ketë një grua, aq më ngadalë plaket

Life style

Studim/ Sa më shumë fëmijë të ketë një grua, aq më ngadalë plaket

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 16:17
Foto ilustrim

Sa më shumë fëmijë të ketë një grua, aq më e ulët është shkalla me të cilën plaket, sipas një studimi nga Universiteti Simon Fraser në Kanada.

Studimi shqyrtoi numrin e fëmijëve të lindur nga 75 gratë që morën pjesë në të, si dhe gjatësinë e telomereve të tyre, me mostra të pështymës dhe pjesën e brendshme të faqes.

Studiuesit zbuluan se gratë që kishin lindur shumicën e fëmijëve kishin edhe telomere më të gjata. Telomeret shtrihen në buzë të kromozomeve dhe rregullojnë plakjen qelizore.

Sipas shkencëtarëve që zhvilluan studimin, zbulimet e tyre mund të jenë për shkak të rritjes së estrogjenit të vërejtur gjatë shtatëzënisë dhe të cilat veprojnë si antioksidantë që mbrojnë qelizat nga shkatërrimi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat