Pyetjet që duhet t’i bëni vetes, nëse partneri/ja juaj flet ende me ish-in e vet

Life style

Pyetjet që duhet t’i bëni vetes, nëse partneri/ja juaj flet ende me ish-in e vet

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 22:32
Foto ilustrim

Të gjithë jemi pak skeptikë kur dëgjojmë se dikush është ende mik ose ruan komunikimin me një ish-partner. Megjithatë, kjo s’duhet të tingëllojë dhe aq e çuditshme: Dy të rritur që komunikojnë normalisht dhe vetëm kaq. Sidoqoftë, nëse partneri juaj flet ende me ish-in, është e kuptueshme të mos ju pëlqejë dhe aq shumë ky fakt.

Nëse jeni në një situatë të tillë dhe nuk ndiheni të qetë, ndoshta ka ardhur momenti t’i bëni disa pyetje vetes. Nëse e kapni veten të nervozuar, sa herë që telefoni i partnerit dridhet, merrni parasysh pyetjet e mëposhtme për t’i drejtuar vetes:

1 – A ndiheni të sigurt në marrëdhënien në të cilën jeni?

Të ndiheni të sigurt në marrëdhënien tuaj është thelbësore, por nëse nuk keni arritur ende aty, një partner që flet me ish-in nuk është se po ju ndihmon dhe mund të ndihet si një “problem” për ju, edhe nëse nuk është. Ndërkohë, Jennifer McNamara, një terapiste familjesh, thotë se “një person ndihet i pasigurt sepse intuita e tyre po u tregon se diçka nuk është si duhet”. Të nervozoheni për komunikimin e partnerit tuaj me ish-in e tij ka më shumë të ngjarë të jetë një simptomë e kësaj pasigurie sesa një shkak. Sidoqoftë, të gjitha rastet ndryshojnë nga njëri-tjetri dhe për më tepër, ekziston një ndryshim midis komunikimit të shëndetshëm dhe jo të shëndetshëm me një ish – Ju e kuptoni se cili është rasti me partnerin tuaj.

2 – Sa shpesh flet partneri me ish-in?

Mënyra se si ata komunikojnë është gjithashtu e rëndësishme. Ju duhet të shqetësoheni për një ish, kur partneri juaj duket sikur po e mbron dhe po e fsheh komunikimin e tij ose natyrën e bisedave që bën. Nëse është vërtet një marrëdhënie e shëndetshme dhe normale me një ish, partneri juaj do ishte i gatshëm të komunikonte me të edhe në praninë tuaj. Frekuenca e bisedave të tyre gjithashtu ka rëndësi. Mesazhet dhe telefonatat e përditshme sigurisht që do dukeshin të dyshimta.

3 – Si reagon partneri kur e pyesni për ish-in?

Komunikimi i hapur me partnerin është gjithmonë një ide e mirë dhe mund të jetë shumë i rëndësishëm në këtë rast. Vëzhgoni modelin e tyre të komunikimit me ish-in për një periudhë të caktuar kohe, në mënyrë që të keni shembuj për t’i paraqitur partnerit tuaj, në rast “ballafaqimi”. Më pas, tregojini atij (ose asaj) shqetësimet tuaja në mënyrën më të qetë të mundshme, duke kontrolluar për të parë reagimet e tij.

Një partner i kujdesshëm ka të ngjarë të përgjigjet me një pranim të shqetësimeve tuaja, të bëjë një përpjekje për të punuar me ju dhe të vendosë ca kufij në marrëdhënien e tij të vjetër. Nëse partneri duket sikur po përpiqet të mbrohet dhe është shpërfillës i shqetësimeve tuaja, ka të ngjarë që diçka të mos jetë në rregull.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat