Ekziston një arsye pse është më mirë mos t’i tërhiqni fëmijët nga krahët!

Life style

Ekziston një arsye pse është më mirë mos t’i tërhiqni fëmijët nga krahët!

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 22:47
Foto ilustrim

Fëmija ka qejf ta ngrini apo ta rrotulloni duke e mbajtur nga duart, mirëpo mjekët rekomandojnë që këto tërheqje nuk duhet t’i bëni kurrë sepse mund t’i nxirrni bërrylin fëmijës, nëse ai është poshtë moshës 6 vjeç. Kjo ndodh më shumë me fëmijët nga 1 në 4 vjeç, të cilëve u del bërryli nga një dëmtim i ligamentit nga tërheqja.

Kjo mund të ndodhë edhe gjatë kohës kur fëmija pengohet gjatë ecjes dhe ju e tërhiqni fort nga krahu që të mos rrëzohet.

Bërrylat e tij janë ende të brishtë për të përballuar tërheqjen edhe pse ju e keni ushtruar për ta mbrojtur.

Dëmtimi njihet edhe me emërtimin “bërryli i dados”, sepse shpesh ndodh gjatë kujdesit që tregojmë ndaj fëmijës, edhe pse në këtë rast rezulton i dëmshëm. Pra herës tjetër kur fëmija të pengohet mos u mundoni ta mbani vetëm nga krahu, ndërsa lojërat me rrotullime shmangini.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat