Si të stërviteni në mënyrë të sigurt gjatë ditës me diell?

Life style

Si të stërviteni në mënyrë të sigurt gjatë ditës me diell?

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 08:08
Foto ilustrim

Palestra me intensitet të lartë, një vrapim ose lojë sportive, mund të jetë e rrezikshme në mot të nxehtë nëse nuk ndërmerrni masa të caktuara paraprakisht.

Ekspertët në GolfSupport.com, kanë ndarë këshillat e tyre kryesore për këdo që dëshiron të ushtrojë jashtë në një ditë me mot të nxehtë:

Ushtroni herët ose natën vonë

”Ushtrimet në orët e hershme të ditës kanë shumë përparësi, është koha më e qetë dhe është shumë më  freskët,” thotë themeluesi i EH Coaching, Elliot Hasoon.

“Vendosni alarmin tuaj më herët dhe përfundoni stërvitjen tuaj sa më shpejt, në mënyrë që të shmangni temperaturat më të larta të mesditës”, ka shtuar më tutje ai.

Qëndroni të hidratuar

“Ju duhet të pini rreth 250-300ml 30 minuta përpara stërvitjeve, gjithashtu ju duhet të pini vazhdimisht ujë gjatë gjithë ushtrimeve si dhe të siguroheni që të pini 500ml-1L ujë pas stërvitjes”, ka rekomanduar tutje ai.

Ai gjithashtu thotë se duhet të keni kujdes që të shmangni çekuilibrin e elektroliteve.

“Elektrolitet, të tilla si natriumi, kaliumi, magnezi dhe kalciumi, të gjithë luajnë role jetësore, të tilla si ruajtja e ekuilibrit të lëngjeve, muskujve dhe funksionit nervor, rregullimin e presionit të gjakut”, shton Elliot.

“Kështu që, mund të plotësoni me elektrolite për të ndihmuar në ruajtjen e këtij ekuilibri”.

Vishuni si duhet

“Veshja e rrobave me ngjyra më të lehta, që heqin djersën do të jetë e favorshme. Jo vetëm që duam të përqendrohemi në mbajtjen e temperaturës së trupit tonë më të ulët, por gjithashtu duam të sigurohemi se jemi edhe rehat, shkruan Metro.co.

Konsideroni aksesorët tuaj

Një shirit i cili do të mbajë shishen tuaj të ujit, syzet e diellit ose një çantë në të cilën mund të hapni kremin e diellit do t’ju ndihmojë, veçanërisht nëse e dini që jeni të ndjeshëm ndaj diellit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat