Çfarë kuptojnë të tjerët, vetëm duke ju parë nga larg?

Life style

Çfarë kuptojnë të tjerët, vetëm duke ju parë nga larg?

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 15:04
Foto ilustrim

E dini se ka zakone të përditshme që zbulojnë më shumë për ne nga ç'mund ta imagjinoni ju. Mënyra si sillemi me gjithçka që na rrethon, mund t'i tregojë njerëzve që nuk na njohin, detaje nga karakteri ynë. 

1. Mënyra si mbani çantën

Nëse e mbani çantën të varur në bërryl dhe krahun e përkulur tregon se jeni një grua në karrierë dhe me shumë vetëbesim. Reflekton siguri dhe përgjithësisht është një mënyrë që praktikohet nga pjesëtaret e familjes mbretërore.

Nëse e mbani si një kuletë tregon se jeni shumë komodë me veten dhe nuk shqetësoheni fare për pamjen tuaj. 

Nëse ju pëlqen ta hidhni krahëve, perceptoheni përgjithësisht si njeri praktik.

2. Mënyra se si tërhiqni letrat higjenike tregon gjithashtu diçka!

Mund të kuptoni nëse një njeri ka tendenca të jetë konktrollues apo i bindur. Njerëzit që e tërheqin letrën si në foton e parë, janë dominant, ndërsa grupi i dytë përgjithësisht i bindet urdhrave dhe rregullave.

3. Mënyra si bëni selfie

Njerëzit më miqësor kanë tendencën të dalin në foto duke e mbajtur telefonin nga poshtë dhe nuk kanë frikë edhe nëse dalin detaje nga sfondi. Njerëzit më ankthioz kanë tendencën të bëjnë selfie duke aktivizuar pozën "duck face". 

4. Mënyra si jepni dorën

Edhe mënyra se si shtrëngoni duart tregon shumë për ju. Njerëzit që i shtrëngojnë më me forcë duart, perceptohen si më ekstrovertë e ndërsa grupi i dytë, introvertët e japin kështu!

5. Tiku nervor!

Shkencëtarët kanë regjistruar njerëzit gjatë situatave nervoze dhe kanë vënë re reagimet e tyre. Si përfundim rezultoi se ata që kanë tendenca të jenë perfeksionistë kanë më shumë gjasa të shfaqin sinjale stresi, frustrimi apo mërzie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat