Çfarë duhet të keni parasysh para se të takoni vjehërrit e ardhshëm për herë të parë

Life style

Çfarë duhet të keni parasysh para se të takoni vjehërrit e ardhshëm për herë të parë

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 15:12
Foto ilustrim

S'ka rëndësi fare kush jeni, nga vini, apo sa vjeç jeni, për aq kohë sa jeni në një lidhje, takimi për herë të parë me vjehërrit e ardhshëm do të jetë gjithmonë i sikletshëm.

Themi shpesh që nuk ka receta për një mënyrë të caktuar sjelljeje (dhe është e vërtetë), por  janë disa elemente të cilat duhen ndjekur, që përshtypja e parë të jetë ajo e duhura.

Së parë, nuk keni pse të shqetësoheni shumë për t’i provuar atyre se sa vleni. Mendoni gjithmonë që partneri juaj ju ka zgjedhur ju dhe është mendimi i tij ai që ka rëndësi.

Gjithsesi, respekti është mbi gjithçka, kështu që hidhini një sy listës së gjërave që duhet të keni parasysh para se të takoni vjehërrit e ardhshëm.

1. Pranoni t’i takoni që në ftesën e parë. Ata do ta vlerësojnë gadishmërinë tuaj.

2. Nëse e sheh që darka është duke u përgatitur, mos harro kurrsesi të japësh ndihmën tënde.

3. Bëjini ndonjë kompliment. Për ushqimin, shtëpinë apo se sa prindër të mirë janë.

4. Para se t’i takoni, mos harroni të mësoni gjithçka që atyre u pëlqen. Cilat janë hobitë dhe interesat e tyre.

5. Trego me gjeste sa e vlerëson djalin/vajzën e tyre.

Çfarë s’duhet të bëni?

1. Përpiquni të shmangni diskutimet serioze si ato politike apo fetare.

2. Mos u stërmendoni shumë përpara takimit. Gjithçka duhet të shkojë në mënyrë të natyrshme.

3. Mos u përpiq të hiqesh si dikush që nuk je. Situata mund të dalë jashtë kontrolli.

4. Kujdesuni të mos pini shumë.

5. Nëse do të flini në shtëpinë e tyre pas darke, mos e merrni për të mirëqënë se do të ndani shtratin me partnerin tuaj. Çdo familje ka rregullat e saj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat