7 mënyra për të shpëtuar nga qimet e brendshme

Life style

7 mënyra për të shpëtuar nga qimet e brendshme

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 15:23
Foto ilustrim

Qimet e brendshme ekzistojnë thjesht për të na acaruar, për të na shkaktuar dhimbje dhe parehati. Prej një jete kërkojmë zhdukjen totale të tyre, por në shumicën e rasteve është mision i pamundur. Mos u dëshpëroni, por ndiqni këshillat më poshtë hap pas hapi.

1. Përcakto drejtimin e duhur para se të depilohesh.

Nëse depiloheni në drejtim të kundërt me qimen, rezultatet do të jenë më të mira. Mbajeni mend njëherë e mirë. Nëse keni lëkurë delikate, mund të shkoni në drejtim të njëjtë me qimen, kjo s'do t'ju acarojë.

2. Mos i hiqni me piskatore qimet e brendshme.

Do të zgjasni shumë procesin e shërimit dhe mund të shkaktoni një infeksion të panevojshëm.

3. Shmang depilimin me dyll në zonën e vrarë

Nëse shihni një qime të brendshme, përpiquni të mos e hiqni me dyll, derisa të rritet mjaftueshëm.

4. Përdor shpesh scrub-in!

Kjo do t'ju shpëtojë nga qelizat e vdekura dhe qimet e mërzitshme.

5. Mos e tërhiq lëkurën

Nuk e bën më mirë procesin e depilimit pavarësisht çfarë keni dëgjuar. Silluni butë me të për të mos e traumatizuar më pas.

6. Zgjidhni një metodë tjetër përveç dyllit

Duke bërë këtë s'keni pse të përballeni me qimet që rriten brenda lëkurës suaj. Mund të zgjidhni një tjetër teknikë, ose thjesht lini natyrën të bëjë punën e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat