Sa duhet të prisni para se të jepni puthjen e parë?

Life style

Sa duhet të prisni para se të jepni puthjen e parë?

Më: 14 qershor 2021 Në ora: 00:46
Foto ilustrim

E keni parasysh sa stresuese dhe konfuze është të shkosh në një takim të parë dhe të mos e dish nëse do përfundojë me puthje? Po nëse nuk përfundon, sa takime duhet të prisni përpara “puthjes së madhe”? Sipas ekspertëve, kjo varet nga nivelet e komoditetit për secilin prej jush.

Puthja në takimin e parë nuk është për të gjithë, por nuk ka asnjë numër magjik dhe fiks që tregon se sa duhet të prisni para puthjes së parë. Nëse doni ta bëni situatën të duket më misterioze apo thjesht ju shijon t’i lini të tjerët të presin për ju, mund ta shtyni pak puthjen. Por, nga ana tjetër, për disa njerëz puthja është përgjigjja për të kuptuar nëse ka apo jo shkëndijë mes jush. Sido që të jetë, ekspertja e “dating”, Julie Bekker thotë se “nuk ka pse të prisni për asgjë”, nëse instikti ju thotë të putheni!

“Nëse e ndjen, puthe. Kaq e thjeshtë”, thotë ajo.

Eksperti Kristian Strang shton:

“Në thelb, nuk ka shumë rëndësi nëse puthja është në takimin e parë, të tretë apo të dhjetë. Kjo varet plotësisht nga ju.”

Më poshtë gjeni disa situata pak të sikletshme, por që u ndodhin të gjithëve:

– Nëse ai (ose ajo) po përpiqet t’ju puthë dhe ju nuk jeni gati

Zakonisht është e kuptueshme nga lëvizjet dhe gjuha e trupit nëse personi që keni përballë është gati për një puthje. Sidoqoftë, nëse e kuptoni këtë vetëm në momentin e fundit, gjëja më e mirë që mund të bëni është ta shmangni atë puthje sa më hijshëm. Pak ngathtësi, është më mirë sesa të puthni dikë që nuk doni ta puthni në atë moment. Më pas, mund të shpjegoni hezitimin tuaj ose të bëni sikur “puthja në tentativë” nuk ka ndodhur kurrë.

– Nëse ju përpiqeni të puthni dikë dhe ai person nuk është gati

Është normale që edhe pse ju ia kaluat shumë mirë gjatë gjithë takimin, personi tjetër të mos dojë një puthje. Mundohuni të mos e merrni personale dhe kuptoni se dhe ju do donit t’ju respektohej vendimi nëse do ishit në vendin e tyre. Vini re për detaje në gjuhën e trupit. Nëse ju po tentoni të afroheni për një puthje, por ai duket i shpërqendruar apo me sytë nga telefoni, ndoshta është shenjë se nuk është gati. Nëse tentoni dhe personi tjetër largohet pak fizikisht, lërini të kuptojnë se gjithçka është në rregull dhe se ju respektoni atë që ai do.

– Nëse puthja është e sikletshme

Ndonjëherë puthjet e para mes dy njerëzve që pëlqehen shumë mund të jenë të sikletshme, prandaj nëse ky është rasti juaj, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Ju do ta kuptoni vetë nga ndjesitë që do të merrni dhe nga shikimi në sytë e njëri-tjetrit “shijen” e vërtetë të puthjes.

Së fundmi, kuptoni se puthja e parë nuk është vendimtarja e vazhdimësisë suaj dhe për më tepër, është thjesht sinkronizimi i dy njerëzve. Për këtë sinkron, nuk ka rëndësi data, ora, dita apo numri i takimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat