Vendi dhe mënyra e duhur për të organizuar takimin e parë, sipas shenjës që keni

Life style

Vendi dhe mënyra e duhur për të organizuar takimin e parë, sipas shenjës që keni

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 06:55
Ilustrim

Pjesa më e vështirë e takimit të parë eshtë zgjedhja e vendit se ku duhet të shkoni apo aktiviteti që ju përshtatet më shumë. Vendi i takimit është i rëndësishëm, pasi ndikon në mënyrën e komunikimit midis partnerit tuaj të ri apo të ardhshëm.

Që të mos gaboni në lidhje me vendin dhe mënyrën e takimit, mund ta zgjidhni atë bazuar në shenjën e horoskopit.

Dashi

Nëse jeni një Dash, do të dëshironi të tregoni anën tuaj të zjarrtë dhe argëtuese duke e lënë takimin të bazohet në aktivitete fizike në të cilat shkëlqeni.

Demi

Ju tashmë mund ta keni vendosur: një darkë në restorantin më të ri, ku do të shijoni një vakt të bollshëm dhe plot shije. Nëse nuk jeni të uritur, atëherë do të vendosni plotësisht për një lokal të nivelit të lartë, për të treguar njohuritë tuaja të lindura për aperitivët e shkëlqyeshëm etj etj..

Binjakët

Ju do të dëshironi të bisedoni pafund në takimin tuaj, kështu që është e rëndësishme që të gjeni një vend të qetë për ju për të folur dhe për t'u lidhur me njëri-tjetrin. Një piknik në park do të ishte ideal.

Gaforrja

Përqafoni anën tuaj sentimentale! Mos i mbaj lotët dhe të qeshurat. Lejoni që në këtë takim të shfaqni natyrën tuaj të thellë emocionale.

Luani

E gjithë bota është një skenë, prandaj ju dhe partneri juaj do të luani një lojë interaktive. Të dy do të jeni një pjesë e ngjarjes teatrale në takimin tuaj dhe do të ndani kujtime qesharake në Instagram gjatë gjithë mbrëmjes.

Virgjëresha

Një orë gatimi do të ishte perfekte për ju. Biseda të vogla të shoqëruara me një aktivitet praktik janë një mënyrë e shkëlqyeshme për t’u afruar më shumë me partnerin.

Peshorja

Ju jeni një ‘show-on’, por në një mënyrë të mirë. Do të doni të keni një ‘vibe’ që ndriçon që në takimin e parë. Kudo që të shkoni do të zgjidhni zonën VIP…

Akrepi

Në vend që të shkoni në një bar me muzikë ‘të lodhur’, kap partnerin dhe kërce në një vend me muzikë salsa, pse jo?! Ju do të krijoni një lidhje të thellë menjëherë duke djersitur, apo, duke vështruar sytë e njëri-tjetrit gjithë natën - sa mirë për ju!

Shigjetari

Meqënëse ju pëlqejnë aventurat, do t’ju përshtatej një takim i rrezikshëm dhe i frikshëm, në një park aventurash. Ju mund të flirtoni me njëri-tjetrin ndërkohë që provoni lojëra të ndryshme.

Bricjapi

Ne të gjithë e dimë që jeni të kujdesshëm për buxhetin, prandaj zgjidhni kohën e duhur për këtë takim...

Ujori

Meqenëse i konsideroni miqtë tuaj si familje dhe u besoni mendimeve të tyre 100%, ju do t’i kërkoni një mikut tuaj t’ju organizojë një takim…

Peshqit

Një shëtitje nëpër një muze jo vetëm që do të frymëzojë dëshirat tuaja artistike, por gjithashtu do t'ju japë diçka të mirëpër të biseduar me partnerin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat