Refugjatët afganë ëndërrojnë të jenë pjesë e sfilatës në Paris

Life style

Refugjatët afganë ëndërrojnë të jenë pjesë e sfilatës në Paris

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 09:31
Foto ilustrim

Nga pëlhura të vjetra, refugjati afgan, Bagher Husseini, ka krijuar një palë xhinse të gjera me theka për të cilat shpreson se do të jenë pjesë e pasarelës franceze e cila do të mbahet gjatë këtij viti.

Husseini kishte punuar me makinë qepëse më parë, derisa ka shkuar në Iran pasi iku nga luftimet në provincën Ghazni të Afganistanit, duke mbijetuar me të ardhurat modeste të një rrobaqepësi.

Tani ai është përfshirë në një bashkëpunim midis studentëve francezë të modës dhe emigrantëve nga Afganistani dhe Lindja e Mesme, shkruan Reuters.

Projekti ‘Reprise’ synon të trajnojë migrantët për aftësitë për t’i kthyer rrobat e dorës së dytë në veshje të reja burrash.

“Më pëlqen të zgjedh ngjyra dhe lloje të ndryshme të pëlhurave…dhe pastaj të krijoj diçka të veçantë prej tyre”, është shprehur Husseini në gjuhën e tij amtare Dari.

Në koleksionin e tij të ri të rrobave të riprodhuara përfshihen xhinse, xhaketa dhe kapele, ndonjëherë të frymëzuara nga veshjet tradicionale afgane.

Punëtoria e tij është e vendosur brenda një qendre e cila strehon 200 azilkërkues e që gjendet në periferi të Parisit jugor.

Kurse, një ose dy herë në javë, një grup azilkërkuesish bashkohen në trajnimin që organizohet në këtë qendër ku marrin mësime për t’i përsosur aftësitë e reja në qëndisje, thurje me grep dhe modelim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat