Dashuria, adrenalinë për jetën

Life style

Dashuria, adrenalinë për jetën

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 12:46
Foto ilustrim

Dashuria është energji, qetësi, jetë. Është mekanizmi që lëviz brenda nesh nevojën për të jetuar në paqe, bukur. Kur grindemi me dikë, kur hatërmbetemi me partnerin, kur nuk ka ngacmim të vërtetë ndjenjash, mërzitemi, ndihemi bosh, të ngarkuar emocionalisht, të palumtur.

Mungesa e dashurisë çon në epërsi negativitetin, mund dëshirën për jetesë të shëndetshme, zemëron dhe fut në gjire ngatërrestare lidhjen me të tjerët. Aty ku nuk ka dashuri, nuk ka dëshirë për të jetuar. Dashuria ka nevojë për vëmendje. Është si ajo lule që po nuk tregove kujdes, po nuk e ujite, fishket, rrëzohet.

Për çfarë ka nevojë dashuria? Për gjeste, mendime pozitive, mbështetje, përkujdesje, vëmendje… është thelbi i mirëqenies psikomendore. E gjen tek familjarët, gruaja, bashkëshorti, fëmijët, prindërit… ushqyesit organikë dhe të meritueshëm të jetës që na është dhënë ta jetojmë.

Me dashurinë duhet të jemi mirënjohës. Nuk ka ndjenja të lehta për ta bërë të funksionojë. Dashuria është serotonina, për të cilën duhet të jemi të vërtetë për ta zotëruar. Bindjuni zemrës kur ju thotë se dashuron. Është e vërteta jote më e mirë, sepse duam dhe jemi duke jetuar atë që na bën mirë, na lumturon.

Kur shikoni se diçka nuk shkon në raport me veten, të tjerët, ktheni vëmendjen te dashuria. Ju pa të nuk do të jeni në gjendje të kuptoni veten tuaj, të tjerët. Është e natyrshme, rutina, ngarkesa, ritualet e një jete zakonore të mësuar, ndikojnë te dashuria, për mirë apo për keq. Dashuria falet, por edhe lëndohet. Jeni ju që duhet ta kontrolloni, sepse dashuria është emocion që ka nevojë të trajtohet, të merret me të mira.

Dashuria nis nga vetja. Nuk është turp të merresh me të, të kujdesesh për veten, ta trajtosh dhe t’i kushtosh vëmendjen që meriton. Uni nuk është një statujë e ftohtë që duhet ta ngrohin të tjerët. Është ai që me dlirësinë e pastër të dashurisë, do t’ju përmbushë ju dhe ata që ndajnë jetën me ju. Dashuria për veten është si ajo varka që ju nxjerr në anën tjetër të bregut, e ju bashkoni zemrën tuaj të ngjashme, më atë që ju pret.

Gjeni kohë dhe dashuroni! Është ligj i natyrës, i jetës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat