Çfarë dëmi i bën kondicioneri lëkurës suaj

Life style

Çfarë dëmi i bën kondicioneri lëkurës suaj

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 14:22
Foto ilustrim

Naomi Campbell nuk qëndron në dhoma me ajër të kondicionuar dhe jo më kot. Nëse qëndroni në një dhomë të tillë – edhe në rast se nuk e dini – lëkura pëson ndryshime.

Përdorimi i kondicionerit ul lagështirën e ajrit dhe me kalimin e kohës, kjo gjë ul lagështirën e lëkurës suaj dhe e than atë. Lëkura e dehidratuar, si rezultat i faktit që epidermës i hiqet lagështia, është më pak elastike dhe mund të jetë më e acaruar.

Trupi humbet aftësinë për të prodhuar djersë kur jeni në një dhomë me ajër të kondicionuar. Kjo çon në humbje të konsiderueshme të lagështis. E gjitha kjo mund të shkaktojë rrudha dhe vija të holla, të cilat me kalimin e kohës bëhen më të ekzagjëruara.

Qëndrimi për periudha të gjata në dhoma me ajër të kondicionuar mund ta bëjë lëkurën që të humbasë ngadalë fuqitë rigjeneruese. Kur kaloni nga një dhomë e tillë në një vend me ajër më të ngrohtë, lëkura është “e hutuar” dhe “e stresuar” sepse po lufton për të përballuar ndryshimin e mjedisit.

Çfarë mund të bëni:

1. Përdorni produkte që mbajnë ujë, si glicerinë, acid hialuronik për të rivendosur ekuilibrin e ujit në lëkurë.

2. Përdorni krem hidratues për duart dhe trupin.

3. Rivendosni kremin e diellit para se të dilni jashtë.

4. Pini shumë ujë gjatë ditës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat