Si t’i bëni 100 pompa pa pauzë?

Life style

Si t’i bëni 100 pompa pa pauzë?

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 20:31
Foto ilustrim

Këto dy stërvitje të ndryshme, të cilat do t’i bëni gjatë tërë javës, do t’ju ndihmojnë që pa pushuar dhe vendosmërisht t’i bëni këto 100 pompa

Pompat mbase janë edhe ushtrimi më i mirë për ndërtimin e gjoksit, supeve dhe duarve dhe asgjë nuk do të tregojë aq qartë forcën dhe qëndrueshmërinë tuaj sesa bërja e 100 pompave pa pauzë.

Për ta realizuar këtë plan, llogaritni sa pompa mund t’i bëni me formën aktuale, përkatësisht cili është maksimumi juaj.

Në çdo dy javë merrni nga dy ditë të lira, dhe atëherë sërish testojeni maksimumin tuaj.

STËRVITJA E PARË

E HËNË, E MËRKURË, E PREMTE

Bëni katër seri me maksimumin tuaj, pa marrë parasysh sa kohë ju nevojitet.

Është krejtësisht normale që në seritë pasuese të bëni pompa me intensitet më të vogël, për shkak të përpjekjeve paraprake.

STËRVITJA E DYTË

E MARTË, E ENJTE, E SHTUNË

Kurdiseni alarmin i cili do t’ju lajmërojë pesë herë në ditë (në çdo dy apo tri orë). Çdo herë kur të bjerë alarmi, bëni dy seri pompash.

Serinë e parë bëjeni me numrin tuaj maksimal të përsëritjeve.

Bëni pauzë prej 45 sekondash, pastaj kaloni në serinë e dytë në të cilën sërish do të provoni të bëni numër sa më të madh të përsëritjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat