Orët e gjata të punës vrasin mijëra njerëz në vit

Life style

Orët e gjata të punës vrasin mijëra njerëz në vit

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 09:09
Foto ilustrim

A keni dëgjuar ndonjëherë që dikush të ankohet se puna e tyre po i vret? Sipas një studimi të ri, ata në fakt mund të kenë të drejtë.

Studimi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Organizata Ndërkombëtare e Punës ka zbuluar se puna me orë të gjata po vret çdo vit qindra mijëra njerëz në të gjithë botën, shkruan engoo.com.

Sipas studimit, të punuarit më shumë se 55 orë në javë ishte shkaku përgjegjës për rreth 745,194 vdekje nga sëmundje të zemrës dhe sulmet në vitin 2016. Njerëzit gjithashtu humbën 23.3 milionë vjet për vdekje të hershme ose paaftësi për shkak të sëmundjes së zemrës dhe sulmeve në tru të shkaktuara nga orari i gjatë i punës.

Studimi po ashtu zbuloi se po atë vit, më shumë se 488 milionë njerëz në të gjithë botën kanë punuar për më shumë se 55 orë në javë. Gjithashtu u tha se njerëzit nga Pacifiku Perëndimor, Azia Jug-Lindore, burra dhe njerëz të moshuar, ishin grupet që kishin më shumë të ngjarë të vdisnin ose të bëheshin me aftësi të kufizuara për shkak të orëve të gjata të punës.

Dr. Maria Neira nga OBSH tha se të punosh 55 orë në javë është e rrezikshme për shëndetin e njerëzve dhe se qeverive, punëdhënësve dhe punonjësve u duhet të “zgjohen” me faktin se puna me orë të gjata mund të shkaktojë vdekje të hershme.

OBSH ka thënë që qeveritë mund të ndihmojnë në mbrojtjen e shëndetit të punëtorëve duke bërë ligje që ndalojnë punëdhënësit t’i detyrojnë punonjësit e tyre që të punojnë orë shtesë. Kjo organizatë gjithashtu tha që punonjësit mund të bien dakord për të ndarë orët e punës me njëri-tjetrin, në mënyrë që të mos bëjnë më shumë se 55 orë në një javë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat