Si të përshpejtoni rritjen e flokëve

Life style

Si të përshpejtoni rritjen e flokëve

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 09:27
Foto ilustrim

Disa femra i rritin flokët shpejt, ndërsa të tjerat presin me muaj apo edhe vite që t’i rriten vetëm për disa centimetra.

Zgjatjet e flokëve janë gjithmonë një mundësi, por është më mirë të njiheni me mënyra të shëndetshme të kujdesit që mund t’ju ndihmojnë.

Së pari duhet të dini arsyet pse flokët tuaj nuk po rriten. A e dini se ato rriten mesatarisht gjysmë centimetri në muaj?

Kjo do të thotë se te një person mesatar flokët rritet rreth gjashtë centimetra në vit. Megjithatë, nëse keni një rutinë të dëmshme, majat e flokëve fillojnë të plasariten.

Ngjyrosja, drejtimi i përhershëm dhe nxjerrja e fijeve, janë vetëm disa nga proceset kimike që mund t’i dëmtojnë flokët. Kur ato janë të ekspozuara ndaj substancave kimike, fillon të zhduke yndyra natyrale e tyre. Në fund të fundit, përdorimet e tepërta të preparateve të ndryshme shkaktojnë pengesa në rritjen normale të flokëve.

Shprehitë e këqija

(Foto: Healthline)

Gërshetimi ose drejtimi i flokëve të lagura

Mos e përdorni kurrë këtë metodë, sepse uji dhe nxehtësia janë kombinimi i keq për flokët.

Larja e tepërt

Është fajtori kryesor që çon në flokë të thatë dhe të dëmtuar. Mungesa e yndyrave natyralë shkakton tharjen e tyre.

Krehja e tepërt

Krehja e tepruar gjithashtu çon në thyerje dhe dobësim të fijeve të flokëve.

Nxehtësia ekstreme

Para se të merrni një përdredhës, hekur apo edhe një tharëse flokësh, mbani në mend se të gjitha këto mjete mund të ndikojnë negativisht në rritjen e flokëve në planin afatgjatë. “Lërini flokët të pushojnë” sa herë që keni mundësinë t’i ndihmoni të bëhen përsëri të forta.

Trajtimi agresiv

Tharja e peshqirëve, gjumi me një bisht të shtrënguar dhe mënyra të tjera të trajtimit të flokëve, mund të kenë efekt negativ. Mos përdorni peshqirë pambuku të trashë në flokë të brishtë dhe të lagur. Gjithashtu duhet t’i lidhni me shirita të butë gome.

Si të arrihet rritja e flokëve

(Foto: The List)

Tani që jeni njohur me arsyet e mundshme pse nuk rriten, lexoni se çfarë mund t’ju ndihmojë:

Prerja e rregullt e flokëve

Prerja e majave të çara do të çojë në më pak thyerje të flokëve dhe rritje më të shpejtë të tyre. Flokët do të bëhen më të trasha dhe me cilësi më të mirë me kalimin e kohës. Preferohet prerja e flokëve të paktën gjysmë centimetri çdo tre muaj.

Shmangni stilimin e flokëve me nxehtësi

Gjithmonë vendosni hekurin dhe produktet e ngjashme në 120 gradë për të minimizuar rrezikun e dëmtimit dhe mbinxehjes. Sigurohuni që të përdorni një mbrojtës të nxehtësisë.

Lani flokët sa më pak të jetë e mundur

Mundohuni t’i lani flokët dy herë në javë. Gjithçka përtej kësaj, ekspertët e konsiderojnë negative. Në periudhat ndërmjet larjeve, mund të përdorni një shampo për larje të thatë.

Përdorni vajra për rritjen e flokëve

Vaji i ricinit përmban vitaminë E, proteina dhe antioksidantë që ushqejnë flokët. Gjithashtu pengon humbjen e flokëve, pastron lëkurën e kokës dhe lufton infeksionet dhe zbokthin për shkak të vetive anti-kërpudhave. Mund ta përzieni me disa pika vaj ulliri dhe ta masazhoni direkt në lëkurën e kokës.

Përdorni jastëk mëndafshi

Pambuku ka fibra më të mëdha, më të ashpra sesa mëndafshi, prandaj fijet e flokëve ngatërrohen në pëlhurë kur rrotulloheni gjatë gjumit. Kjo përfundimisht dëmton shtresën e jashtme duke i bërë flokët të prira për t’u përdredhur dhe prishur. Pëlhura e mëndafshit ka fibra më të vogla që nuk dëmtojnë.

Përdorni maskat e flokëve çdo javë

Maskat e flokëve përmbajnë një kombinim të lëndëve ushqyese që i forcojnë flokët. Gjithashtu mund t’i bëni vet në shtëpi.

Përfundojeni larjen me ujë të ftohtë

Ky hap ndihmon në zbutjen e shtresës së jashtme të flokëve, duke parandaluar që nxehtësia të depërtojë nëpër flokë, duke i bërë flokët më të shëndetshëm në planin afatgjatë. Thjesht përdorni ujë të ftohtë për vetëm disa sekonda.

Rregulloni ushqimin tuaj

Hekuri, vitamina D, kompleksi i vitaminave B dhe zinku janë ideale për flokë të shëndetshëm. Hekuri gjendet te vezët, spinaqi dhe mishi i pulës, ndërsa salmoni dhe kërpudhat janë burime të vitaminës D. Kompleksi i vitaminave B përmban biotinë, niacinë dhe kobalaminë dhe gjendet në avokado, bishtajore, vezë dhe drithëra.

Thani flokët me një peshqir mikrofibre

Mikrofibra është një fibër sintetike që është jashtëzakonisht e rehatshme dhe peshqirët e bërë nga ky material thithin shumë më mirë sesa peshqirët ‘standardë’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat