Dieta për studentët në kohën e provimeve

Life style

Dieta për studentët në kohën e provimeve

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 20:10
Foto ilustrim

Një dietë e ekuilibruar e ndihmon studentin të jetë më efikas dhe për rrjedhojë të arrijë rezultate më të mira në provime.

Po ashtu, vaktet e shëndetshme kontribuojnë në përqendrim.

Dieta e studentit duhet të përfshijë pothuajse të gjitha grupet e ushqimit të tilla si peshk, bulmet, fruta dhe perime. Është gjithashtu e nevojshme të konsumohen ushqime të papërpunuara, të tilla si buka dhe drithërat.

Elementet e dietës së studentit

Si çdo vakt kryesor, mëngjesi duhet të përbëhet nga ushqime që përfshijnë karbohidrate, proteina dhe yndyrna. Për një mëngjes të shëndetshëm, ushqyes dhe të shijshëm duhet të kombinoni të paktën një përbërës nga secili grup. Disa shembuj nga që sugjeron nutricionistja Efstathia Papada:

Plani fiks i vakteve

Tri vakte kryesore me vlera të larta ushqyese janë numri optimal i vakteve ditore, me qëllim marrjen adekuate të energjisë dhe lëndëve ushqyese, në të gjitha orët. Në përpjekjen për të mbajtur një plan të qëndrueshëm gjatë periudhës së provimeve, është e rëndësishme nga njëra anë të mos anashkaloni vaktet, nga ana tjetër të shmangni “snacking” midis vakteve.

Hidratim adekuat

Hidratimi i mirë është një faktor po aq i rëndësishëm që ndikon në performancën mendore. Është vërtetuar që dehidrimi çon në uljen e funksionit mendor si te fëmijët ashtu edhe te të rriturit. Kështu, për fëmijët e moshës 14-18 vjeç rekomandohet të konsumojnë 10-12 gota çdo ditë, me zgjedhje kryesore ujin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat