Edhe baballarët vuajnë nga depresioni pas lindjes së grave

Life style

Edhe baballarët vuajnë nga depresioni pas lindjes së grave

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 20:12
Foto ilustrim

Depresioni pas lindjes është një fenomen i njohur te gratë, po ashtu edhe burrat janë në rrezik të preken nga kjo situatë, thonë studiues në Spitalin e Fëmijëve të Çikagos.

Për studimin, botuar në revistën “Pediatrics” të premten, ekipi shqyrtoi 431 prindër të foshnjave me lindje të parakohshme në spital, dhe rezultatet treguan se 33 përqind e nënave të reja, apo një e treta e tyre u diagnostikuan me depresion të pas lindjes, e nga ana e baballarëve rezultoi që 17 përqind ose një e pesta e tyre, Në këtë fazë depresive hynë edhe burrat pas lindje së grave të tyre, shkruan Dailymail.co.uk.

Ekipi thotë se gjetjet ofrojnë prova se duhen më shumë programe të destinuara vetëm për burrat ose për të dy gjinitë, për të ndihmuar kështu në trajtimin e simptomave të depresionit dhe për të ndihmuar baballarët e rinj të përshtaten.

“Kjo është thelbësore, jo vetëm për mirëqenien e prindërve të rinj, por edhe për zhvillimin optimal të fëmijës së tyre”, tha Dr. Craig Garfield, drejtor i Programit të Inovacioneve të Shëndetit të Familjes dhe Fëmijëve në Lurie Children.

Depresioni pas lindjes është një gjendje ku dikush përjeton simptoma të depresionit pas lindjes së një fëmije, zakonisht për shkak të një rënie të madhe të niveleve të hormoneve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat