Nëse “sindroma e shpellës” nuk ju lejon të dilni në publik

Life style

Nëse “sindroma e shpellës” nuk ju lejon të dilni në publik

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 22:30
Foto ilustrim

Pas mbi një viti qëndrimi në shtëpi dhe ndjekjes së udhëzimeve të rrepta të sigurisë, shumë njerëz kuptohet ngurrojnë të dalin nga dera dhe të inkuadrohen përsëri në shoqëri.

Psikiatri Dr. Arthur Bregma e quan këtë frikë “sindroma e shpellës”, një term jo mjekësor që është shpikur.

Në praktikën e tij në Coral Gables, Florida, ai gjeti se shumë prej pacientëve të tij ishin nervozë kur dilnin jashtë shtëpive dhe bashkëvepronin me të tjerët ndërsa hiqeshin kufizimet e COVID-19.

Disa nga pacientët ndiheshin lehtësisht jo mirë, ndërsa të tjerët e çuan frikën e tyre në më shumë ekstreme.

Gjatë dy muajve të fundit, ai ka parë njerëz me raste më të moderuara, që i kanë kërkuar tu shkruajë letra mjekësore për t’i nxjerrë nga puna personalisht, raporton Cnn.com.

Bregman tha se ai kalon pjesën më të madhe të ditës së tij duke u përpjekur të ndihmojë këta njerëz të cilët po rrezikojnë karrierën e tyre për shkak të kësaj frike.

Ai thotë se kur vëren që një pacient ka frikë të largohet nga shtëpia, u mëson atyre sistemin e tij MAV, që kërkon “vëmendje, qëndrim dhe vizion”, të cilin ai e zhvilloi në 2021.

Hapi i parë, sipas tij, është të jesh i vëmendshëm për atë që të shqetëson dhe të përqendrohesh në ngushtimin e saj.

Pastaj sapo të dini se çfarë po ju bën nervoz, Bregman shpjegoi se është koha të filloni të zhvilloni një qëndrim pozitiv. Ai thotë se është e rëndësishme të kesh një mendim pozitiv dhe të besosh se gjëra të mira mund të të ndodhin kur largohesh nga shtëpia.

Tutje shtoi se hapi i fundit është të vizualizosh qëllimet e tua dhe atë që mund të arrish kur të lësh “shpellën” tënde.

Sa më shpejt që njerëzit ta bëjnë këtë sistem, aq më mirë, shpjegoi Bregman. Mirëpo ka raste kur bëhet klinikisht e rëndë. Nëse nuk jeni në gjendje të largoheni nga shtëpia dhe të rifilloni jetën e rregullt, Bregman rekomandon që të kërkoni ndihmë profesionale.

“Sindroma e shpellës” nuk është një diagnozë zyrtare, ajo duhet të kalojë përmes një procesi zyrtar të miratimit para se të futet në Manualin Diagnostik dhe Statistikor të Çrregullimeve Mendore. DSM është botuar nga Shoqata Amerikane e Psikiatrisë dhe vepron si një fjalor për çrregullimet mendore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat