Psikoterapistët ju tregojnë si të merreni me njerëzit që ju harxhojnë energjinë

Life style

Psikoterapistët ju tregojnë si të merreni me njerëzit që ju harxhojnë energjinë

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 23:28
Foto ilustrim

Nëse ekziston dikush në jetën tuaj që gjithmonë ankohet, gjithmonë ka probleme, dhe ka nevojë që ta ndihmoni apo ngushëlloni, pa ofruar asgjë në këmbim, ata mund t’ju harxhojnë energjitë.

“Bright Side” zbulon se çfarë mund të bëni kur dikush afër jush ju konsumon energjinë.

Mos u mundoni t’u ofroni atyre një zgjidhje.

Kur dikush vjen tek ju me problemet e tyre, mos u përpiqni t’i rregulloni ato. Ajo që mund të bëni është t’i mbështesni emocionalisht, por nuk ke pse të luani rolin e një terapisti ose prindi që zgjidh të gjitha problemet e tyre.

Sugjerojini të marrin ndihmë profesionale.

Nëse një person ankohet vazhdimisht për jetën e tij, ata janë gjithmonë të pakënaqur për diçka dhe kjo nuk ka fund. Kjo mund të jetë një shenjë që personi ka nevojë për ndihmë psikologjike.

Kufizoni kontaktet tuaja.

Mundohuni të kufizoni kohën që kaloni me njerëz që ju duken emocionalisht të lodhshëm. Për shembull, ju mund të vendosni të mos u përgjigjeni mesazheve të tyre nëse ata ju shkruajnë herët në mëngjes, natën vonë ose gjatë fundjavës. Nëse ata vijnë tek ju personalisht, tregojuni menjëherë se do t’i dëgjoni por nuk keni shumë kohë. Kjo nuk do t’ju bëjë një person apo mik të keq, thjesht do t’i jepni më shumë vlerë kohës dhe energjisë tuaj që mund të shpenzohen më mirë diku tjetër.

Vendosni kufij

Njerëzit që ju shterojnë energjinë shpesh nuk i kuptojnë kufijtë tuaj. Ata mund të flasin me ju për tema për të cilat nuk ndiheni mirë, të paraqiten pa pritur në shtëpinë tuaj ose t’ju telefonojnë për problemet e tyre kur jeni në punë. Në varësi të asaj se sa afër jeni me një person të tillë dhe sa energji jeni të gatshëm të shpenzoni për të, shpjegojini se cilat janë kufijtë tuaj. Bëjeni këtë me vendosmëri në mënyrë që ata të kuptojnë se e keni seriozisht.

Merrni parasysh distancimin.

Nëse vini re se marrëdhënia me personin që ju harxhon energjinë ka një efekt jashtëzakonisht negativ në shëndetin tuaj mendor dhe ju vërtet vuani nga kjo, do të ishte një ide e mirë ta hiqni atë person nga jeta juaj. Nëse marrëdhënia është toksike dhe ata ju përdorin për tu ndjerë më mirë me veten e tyre pa dhënë asgjë në këmbim, mund të mos ia vlejë të qëndroni.

Mos harroni vetë-kujdesin.

Nëse akoma dëshironi të jeni aty për personin që ju bën të ndiheni të rraskapitur emocionalisht, sigurohuni që të merrni kohë edhe për veten tuaj. Bëni diçka pa atë person ku nuk duhet të mendoni për problemet e tyre dhe si t’i zgjidhni ato.

Ruani qetësinë.

Disa njerëz nuk ankohen për jetën e tyre, ata mburren me të. Ata duan të ndihen të rëndësishëm dhe kanë nevojë për vërtetimin tuaj emocional. Ata madje mund të nënçmojnë të tjerët që të ndihen mirë me veten e tyre. Nëse dikush po ju harxhon kohën dhe energjinë në këtë mënyrë, përpiquni të mos reagoni në mënyrë agresive. Ata duan të ndihen të vlerësuar, kështu që kur t’u përgjigjeni, thoni diçka të këndshme së pari.

Përdorni metodën “guri gri”.

Njerëzit që harxhojnë energjinë tuaj ushqehen me reagimin tuaj emocional ndaj asaj që po ju tregojnë. Pra, nëse doni që ata të mos ju shqetësojnë më, mos tregoni emocione, sikur të ishit një shkëmb. Jepni përgjigje të shkurtra dhe faktike, që ata të mos marrin atë që duan nga ju.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat