10 shprehje te Rumit do ju sjellin frymëzim

Life style

10 shprehje te Rumit do ju sjellin frymëzim

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 07:53
Ilustrim

Rumi siç e njohim, ishte një poet i talentit të jashtëzakonshëm të shekullit të 13-të. Më poshtë ne kemi sjellë disa nga citimet e preferuara të shkruara prej tij. Nga jeta tek dashuria dhe më gjerë. Shpresojmë që këto fjalë do t’ju frymëzojnë të shfrytëzoni fuqinë e të menduarit pozitivisht!

Nuk mund ta fshehësh dashurinë. Dashuria do të marrë rrugën e saj, tek zemra e dikujt që doni. Larg apo afër, shkon në shtëpi, aty ku i takon.

Dashuria është shtëpia e Zotit dhe ti po jeton në atë shtëpi.

Dhimbjet që po ndjen tani janë mesazhe, dëgjoji ato.

Mos u pikëlloni. Çdo gjë që humbni vjen në një formë tjetër.

Fryma jote preku shpirtin tim dhe unë pashë përtej të gjitha kufijve.

Shpirti yt është aq afër shpirtit tim. Atë që ëndërron, e di. Unë di gjithçka që mendon: zemra jote është aq afër me timen.

Ekziton një zë që që nuk përdor fjalë. Dëgjoje atë.

Jeta është një balancë midis të përqafuarit dhe të lënit gjërat të shkojnë.

Duhet të vazhdosh ta thyesh zemrën derisa të hapet.

Heshtja është gjuha e Zotit, gjithçka tjetër është një përkthim i varfër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat