Si t’ua largoni fëmijëve shprehinë e lëpirjes dhe futjes në gojë të gjërave?

Life style

Si t’ua largoni fëmijëve shprehinë e lëpirjes dhe futjes në gojë të gjërave?

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 17:49
Foto ilustrim

Jemi të sigurt që dhe ju u thoni çdo ditë “Jo”, “Mos”, “Nxirreni nga goja”…

Në përgjithësi, fëmijët e vegjël kanë natyrë kureshtare. Lëpirja e gjërave dhe futja e objekteve të vogla në gojë janë një ndër mënyrat për ta njohur botën që i rrethon.

Atyre u pëlqen të prekin gjithçka, ta nuhasin, ta shohin, por edhe ta fusin në gojë. Edhe pse një sjellje e tillë ndoshta i bën t’ju ngrihen flokët e kokës përpjetë, sepse mendja ju shkon te bakteret, duhet të dini se një sjellje e tillë nuk është e pazakontë dhe do të zhduket me kalimin e kohës.

Duke lëpirë objektet, fëmijët marrin informacione unike shqisore për shijen dhe teksturën e objekteve. Me pak fjalë – është mënyra e një fëmije për të kuptuar botën që e rrethon.

A është sjellja e tillë e rrezikshme për fëmijën?

Lëpirja e objekteve ose futja e tyre në gojë nuk është e rrezikshme në vetvete, duke supozuar se fëmija është mjaft i rritur dhe nuk do t’i gëlltisë ato. Mirëpo, në këtë mënyrë, fëmija bie më shumë në kontakt me bakteret dhe papastërtitë në mjedisin e tij.

Ju nuk duhet t’i mbyllni sytë ndaj përpjekjeve të fëmijës tuaj për të “njohur botën” në mënyrën e tij, nëse ai synon diçka të mprehtë ose helmuese.

Si ta bëni një fëmijë të heqë këto zakone?

Zakonisht kur bërtisni “mos e lëpini” ose “hiqeni atë nga goja”, kjo ju sjell vetëm fitore momentale. Mirëpo, kjo nuk është një zgjidhje afatgjatë. Pediatrit ju këshillojnë të angazhoheni në shqisën tjetër të fëmijës kur vëreni se ai është në i gatshëm për hulumtime.

Ofroni atyre rërë kinetike, ngjyra akrilike dhe letër, instrumente muzikorë ose bëjini një poligon të vogël që mund të kalojnë kohën.

Gjithas, kur të jeni jashtë shtëpisë, drejtojuni fëmijës me fjalët “si tjetër mund ta përdorim atë objekt, përveç që mund ta fusim në gojën tonë?”. Stimuloni imagjinatën e fëmijës tuaj. Përveç kësaj, gjithmonë mund t’i jepni fëmijës tuaj gjëra të ngrënshme – për të eksploruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat