Është koha që ta bëni dhe familjen e tij për vete? Mësoni si!

Life style

Është koha që ta bëni dhe familjen e tij për vete? Mësoni si!

Më: 21 qershor 2021 Në ora: 06:54
Ilustrim

Pasi ta keni njohur mashkullin e përsosur dhe t’ia keni fituar zemrën atij, është koha që ta bëni të njëjtën me familjen e tij. Ja disa këshilla se si ta arrini këtë.

Dërgojuni një dhuratë atyre

Edhe në qoftë se i dashuri juaj thotë se nuk ka nevojë, është mirë që të mos shkoni duar zbrazët. Kjo sidomos vlen kur ju kanë ftuar për darkë. Në këtë rast dërgojini lule nënës së tij, ndonjë desert apo një shishe verë. Në qoftë se qëndroni më gjatë, ndonjë libër në lidhje me diçka që ju intereson atyre do të ishte një ide e mirë.

Ndiqni kodin e veshjes

Në qoftë se familjarët e tij janë më formalë, shmangni xhinset e ngushta apo fundet e stilit rock. E në qoftë se nuk jini të sigurt, atëherë shkoni në variantin e sigurt – stil më elegant.

Lavdëroni nënën e tij për shijen e saj

Jepini komplimente nënës së tij, duke filluar nga diçka që ajo ka përgatitur e deri te atmosfera dhe dekorimet në shtëpi. Kjo e bën që të vërehet se ju e çmoni punën që ka bërë.

Lidhuni me vëllezërit/motrat e tij

Pyetni motrën e tij se si po kalon në shkollë ose në kursin e baletit, ndërsa vëllain për ekipin e tij të preferuar të futbollit. “Ata dëshirojnë të ndihen se ju po kujdeseni për ta”, këshillon Dr. Sherman.

Flisni se sa i miri është djali i tyre

Prindërit e tij dëshirojnë të shohin se ju e adhuroni djalin e tyre, njëlloj sikurse ata. Flisni për mënyrën e mrekullueshme që ai ju trajton ju ose theksoni se sa krenare ndiheni për diçka të mirë që ka bërë ai kohëve të fundit.

Mbajeni vetën nga përqafimet

Edhe pse kanë dëshirë të dinë se sa shumë kujdeseni për njëri-tjetrin dhe sa shumë e dashuroni djalin e tyre, ata nuk kishin dashur t’ju shohin duke u përqafuar e puthur në kolltuk. Ta vëni krahun në shpatullat e tij apo edhe një puthje në faqe është në rregull, mirëpo më shumë se aq mund t’i ofendojë ata, prandaj duroni derisa të jeni vetëm.

Ofroni ndihmë

Ndërhyni në kuzhinë duke ju ofruar ndihmë me enët apo me diçka tjetër. Kjo shfaq respektin që ju keni për punën dhe mundin që kanë bërë dhe dëshirën për të qenë pjesë e dinamikës në familje. Kur ofroheni për të ndihmuar tregoni se keni dëshirë t’i bashkëngjiteni familjes.

Përshtatuni rutinës së familjes
A flen çdokush deri në mesditë? Ose planifikojnë çdo minutë të ditës? Ndoshta edhe e hanë darkën në orën 5? Kur t’i keni kuptuar të gjitha, mundojuni të përshtateni në mënyrën e tyre të jetesës dhe me këtë do të tregoni se ju dëshironi të bëheni pjesë e asaj familje, e jo t’i merrni gjërat nën kontroll.

Mos i harroni falënderimet

Në fund, mos harroni t’i falënderoni ata për çdo gjë që kanë bërë, për atë që kanë qenë mikpritës, si dhe njoftojini ata se mezi po prisni të kaloni kohë me ta përsëri. Kështu, do të fitoni ftesë për mbledhinë e ardhshme familjare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat