Kjo është formula e 21 ditëve për një qëndrim pozitiv

Life style

Kjo është formula e 21 ditëve për një qëndrim pozitiv

Më: 21 qershor 2021 Në ora: 10:20
Foto ilustrim

95% e gjithçkaje që bëni ose thoni përcaktohet nga zakonet tuaja, të mira apo të këqija. Njerëzit e suksesshëm kanë zakone të mira që i shtyjnë ata të bëjnë veprime dhe sjellje pozitive dhe produktive. Njerëzit jo të suksesshëm, nga ana tjetër, kanë zakone të këqija, të fituara dhe të automatizuara, të cilat i bëjnë ata të veprojnë, ose të mos veprojnë, në mënyra që çojnë sistematikisht në humbje dhe dështime.

Zakoni më i mirë që mund të bëni menjëherë për një qëndrim pozitiv mendor është të filloni çdo ditë në një mënyrë të menduar dhe produktive, që ta përgatitni veten për një sukses më të madh në orët në vijim. Ajo që po ju prezantojmë, është një formulë shumë efektive, e përshkruar nga Brian Tracy në librin e tij “Bëhu i pasur në mënyrën tënde”. Provoni të angazhoheni për 21 ditë përpara se të shprehni një gjykim mbi vlefshmërinë e tij.

Ora e artë

Duke filluar nga nesër, ngrihuni çdo mëngjes të paktën dy orë para angazhimit tuaj të parë dhe orën e parë investoni për veten dhe mendjen tuaj.

Lexoni dhe forconi pozitivisht mendjen tuaj

Para se të ndizni televizorin, radion, kontrolloni mediat sociale dhe postat elektronike, kaloni 30 deri në 60 minuta duke lexuar diçka motivuese ose mësimore. Sigurohu që gjëja e parë që të hyjë në mendjen në mëngjes të jetë diçka pozitive dhe në përputhje me natyrën e ditës që dëshironi të keni.

Shkruajini qëllimet dhe planet e veprimit të lidhura me të

Pasi të keni përfunduar leximin e mëngjesit, merrni një fletore dhe shënoni 10 qëllimet tuaja më të rëndësishme në kohën e tanishme, saktësisht sikur t’i kishit arritur ato. Për shembull, “ jetoj në një shtëpi fantastike 500m2 me një kopsht të bukur”. Rishkruajeni listën çdo mëngjes pa iu referuar asaj që keni shkruar një ditë më parë. Kjo është shumë e rëndësishme.

Planifikoni dhe vendosni përparësi

Planifikoni paraprakisht çdo ditë. Pasi të rishkruani qëllimet tuaja, bëni një listë të gjithçkaje që duhet të bëni atë ditë, dhe më pas organizojeni sipas përparësisë, vlerës dhe rëndësisë.

Bëni në fillim gjënë më të rëndësishme

Filloni të punoni për detyrën tuaj më të rëndësishme, përpara se të bëni ndonjë gjë tjetër. Angazhohuni për t’u përqendruar plotësisht tek ajo deri sa ta keni përfunduar. Kur filloni dhe përfundoni aktivitetin tuaj më të rëndësishëm si gjëja e parë e ditës, do të përjetoni një shpërthim energjie, ekzaltimi dhe besimi që do t’ju bëjë të fluturoni për pjesën tjetër të ditës.

Ushqeni mendjen sa herë të keni mundësi

Dëgjoni kurse audio-trajnimi ose libra motivues gjatë kohës që shkoni dhe ktheheni nga puna, ndërsa jeni në palestër, ndërsa dilni për vrap ose gjatë shëtitjes së qenit. Vazhdimisht ushqejeni mendjen tuaj me ushqim mendor me cilësi të lartë, i cili ju udhëzon dhe frymëzon të bëni më të mirën.

Zhvilloni ndjenjën e urgjencës

Dhe në fund, zhvilloni ndjenjën e urgjencës. Merrni ritmin. Kaloni shpejt nga një detyrë në tjetrën. Mos shpenzoni kohë. Sa më shpejt të lëvizni, aq më shumë energji dhe entuziazëm do të keni. Sa më shpejt të lëvizni, aq më mirë do të ndiheni. Sa më shpejt të lëvizësh, aq më shumë do të ndjesh se ke në kontroll të plotë jetën dhe të ardhmen tënde, dhe do ta doni dhe respektoni më shumë veten.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat