Mënyra se si duhet ta aplikoni fondatinën nëse keni quka në fytyrë

Life style

Mënyra se si duhet ta aplikoni fondatinën nëse keni quka në fytyrë

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 20:00
Meghan Markle

Kush u përpoq të mbulojë qukat në fytyrë gjatë vitit 2021? Makeup artist-ja Hannah Martin ka vënë re se gjatë viteve të fundit, trendi i qukave të zbuluara ka qenë dominues. Disa njohës të mirë të grimit e kanë quajtur “efekti Meghan Markle”, ndërsa disa të tjerë kanë specifikuar se, më në fund, ne po fillojmë të përqafojmë bukurinë tonë natyrore.

Pavarësisht nga arsyeja, qukat janë në modë dhe kjo është e padiskutueshme. Megjithatë, nuk është gjithmonë e lehtë të aplikosh fondatinën nëse dëshiron që qukat të mos zhduken.

Nëse e gjeni veten në këtë situatë, mos u shqetësoni sepse nuk jeni të vetmet.

Tre grimierë të njohur, makeup artist të shumë të famshmëve, kanë ndarë disa këshilla që ju nevojiten për aplikimin e fondatinës në një fytyrë me quka, por gjithashtu edhe janë ndalur të mënyra se si mund të krijosh truke për ato që nuk i kanë qukat natyralisht, por duan t’i krijojnë.

Mjaft më me trajtimin e qukave

Meghan Markle solli një trend të ri vitin e kaluar sa u përket qukave, madje edhe nisi të bëjë krenare të gjitha vajzat që i kanë qukat të natyrshme, por që prej kohësh, i fshihnin ato. Zgjedhja e saj për t’i zbuluar qukat, madje edhe ditën e dasmës, ndryshoi të gjithë konceptin që kishim krijuar deri në atë kohë për familjen mbretërore. Meghan, madje, i doli kundër edhe Kate Middleton, e cila preferon një aplikim më të rëndë në fytyrë.

Daniel Martin, grimieri i Meghan në ditën e dasmës, tha se nuk kishte tentuar që t’ia fshihte qukat princeshës. Martin shpjegoi se çelësi i suksesit të Markle-it ditën e dasmës ishte një mbulim i mesëm dhe neutral, duke u siguruar që qukat janë aty dhe të dukshme.

Qukat duhen treguar

Hannah Martin, e cila ka kuruar edhe imazhin e Princeshës Eugenie tha: "Për ata që kanë quka natyrale, tani, më shumë se kurrë, është koha t'i tregojnë." Ajo sugjeron përdorimin e një fondatine me formulë të pastër, që të nxjerr tonet e lëkurës pa i mbuluar totalisht qukat.

Megjithatë, nëse ju pëlqen mbulimi pak më i rëndë, ajo rekomandon fshehjen e qukave me “Nars Radiant Creamy Concealer” (kushton vetëm 30 dollarë).

Fytyrë e freskët dhe me quka

Nikki Wolff, gjithashtu një grimiere pranë të famshmëve, këmbëngul te shfaqja e qukave. Ajo sugjeron përdorimin e një fondatine hidratuese, e cila të siguron një "lëkurë të freskët, pamje natyrale dhe e përkryer për të treguar quka natyrale". Wolff propozon “La Mer Fondacioni” (120 dollarë) për mbulim më të lehtë dhe shumë të natyrshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat