Ju shqetëson djersitja e tepërt?

Life style

Ju shqetëson djersitja e tepërt?

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 22:52
Ilustrim

Djersitja e tepërt është një problem për shumë njerëz dhe shpesh i bën të ndjehen në siklet. Mirëpo si për çdo gjë tjetër edhe për këtë shqetësim të shumë personave e ka një zgjidhje.

Nëse nuk ndiheni mirë për djersitjen e tepër, këshillohet që deodorantin ta përdorni para se të flini. Ky është rezultati i një studimi të zhvilluar nga dy klinika të produkteve kozmetike në Çikago, ekspertët e të cilave kanë arritur të argumentojnë edhe arsyet pse darka dhe jo mëngjesi është koha më e mirë të aplikuar deodorantin.

Sipas tyre, deodorantët përmbajnë një sasi të konsiderueshme të përbërësve që kontrollojnë gjëndrat e djersës dhe koha para gjumit siguron mbrojtjen më të mirë ndaj djersës dhe lagështirës: “Koha para se të flesh është më e mira për të aplikuar deodorantin”, – thotë David Pariser, president i Akademisë Amerikane të Dermatologjisë.

Natën, kur të gjithë djersiten më pak, më shumë përbërës të deodorantit, siç është alumini, tërhiqen më shumë nga kanalet që sinjalizojnë gjendrat e djersës për të zvogëluar ose ndaluar djersën. Ky efekt zgjat 24 orë ose ndoshta më shumë, madje edhe pas larjes së mëngjesit. Përfundimisht, deodoranti nuk është më i nevojshëm gjatë ditës. Ndonëse, siç thonë ekspertët mjekësorë, bllokimi i gjendrave të djersës nuk është i shëndetshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat