Metodat efektive që fshijnë çdo njollë të vështirë nga mobiljet e drurit

Life style

Metodat efektive që fshijnë çdo njollë të vështirë nga mobiljet e drurit

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 23:45
Foto ilustrim

Pastrimi i shtëpisë është po aq i vështirë sa kryerja e një detyre. Çdo zonjë e di shumë mirë që nuk është dhe aq e lehtë të pastrosh njolla të caktuara, sidomos kur krijohen mbi sipërfaqet e drurit. Tavolina e ngrënies, dollapi, bufeja, gjithmonë do të ketë një njollë që do ju bëjë të humbisni toruan. Living ju zbulon disa truke interesante që do ju shndërrojnë në një super zonjë shtëpie. Janë shumë ekonomike dhe efektive. Ja për çfarë bëhet fjalë :

Uthull vere dhe vaj ulliri: Shtoni në një enë të dy lëngjet në masë të barabartë dhe përzijini me një lugë druri. Më pas merrni një peshqir pambuku dhe fërkoni sipërfaqen e drunjtë dhe lëreni të pushojë për një orë. Kaloni sërish një leckë të thatë. Rezultati do të duket menjëherë.

Majoneza: Nëse doni të hiqni njollat e ujit mbi sipërfaqen e drurit shtoni pak majonezë dhe lëreni të thahet. Më pas pastrojeni me një sfungjer të butë derisa njolla të hiqet plotësisht.

Tapat e verës: Me siguri i keni hedhur gjithmonë tapat e shisheve të verës, por nuk duhet ta bëni më. Ato arrijnë të fshijnë edhe njollat më të vështira nga mobiljet. Mjafton t’i lini për disa orë në një enë me ujë dhe lëng limoni dhe më pas të fërkoni sipërfaqen e dëmtuar.

Vazelina: Vazelina gjend vend kudo. Nëse mobiljet tuaja janë gërvishtur, atëherë përdoreni. Lyeni zonën e dëmtuar me vazelinë të shkrirë dhe më pas fërkojeni me një napë. Shtresa yndyrore e vazelinës i jep shkëlqim mobiljeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat