Mos i bëni më këto gabime nëse keni lëkurë të ndjeshme

Life style

Mos i bëni më këto gabime nëse keni lëkurë të ndjeshme

Më: 25 qershor 2021 Në ora: 14:15
Ilustrim

Të keni lëkurë të ndjeshme mund të jetë zhgënjyese dhe mund të duket sikur nuk ka rëndësi se çfarë bëni, lëkura akoma irritohet. Por nuk keni pse të duroni një gjendje të vazhdueshme djegieje apo kruajtjeje. Thjesht sigurohuni që nuk po i bëni këto gabime të zakonshme ndaj lëkurës së ndjeshme.

Përdorimin e shumë produkteve

Nëse aplikoni njëkohësisht kremin e diellit, hidratuesin, fondatinën apo kremin për trajtimin e puçrave, ju po e dëmtoni më shumë sesa po e mirëmbani lëkurën. Përdorimi i shumë produkteve mund ta përkeqësojë atë, duke shkaktuar kruarje, djegie dhe skuqje. Mbingarkesa, në të vërtetë, mund ta bëjë lëkurën më të ndjeshme sesa ishte më parë. Lani fytyrën dhe trupin me një pastrues të butë dhe aplikoni vetëm një ose dy produkte njëherësh. Dermatologët rekomandojnë një hidratues dhe një krem kundër diellit pa vaj. Provoni të aplikoni disa produkte në mëngjes dhe disa gjatë natës, për t’i dhënë lëkurës mundësinë e ajrosjes.

Zgjedhja e produkteve të gabuara

Për njerëzit me lëkurë të ndjeshme, produktet e lëkurës që përmbajnë alkool dhe aroma nuk duhet të përdoren në asnjë mënyrë. Përbërësit aktivë në këto kremra, locione dhe pastrues, mund të irritojnë lëkurën dhe të çojnë në një reagim të fortë, veçanërisht nëse përdoret më shumë se një produkt në të njëjtën kohë. Gjithashtu, shmangni përdorimin e një produkti të gabuar për llojin tuaj të lëkurës. Për shembull, mos përdorni një serum me bazë vaji nëse jeni të prirur për lëkurë me vaj dhe keni puçrra.

Dush i gjatë dhe me ujë të nxehtë

Dushet e gjata dhe të nxehta mund të thajnë lëkurën edhe më shumë. Kufizoni kohën e dushit në 5 ose 10 minuta dhe mos lejoni që uji të jetë shumë i nxehtë. Uji i ngrohtë është më i mirë. Lahuni me një pastrues pa aromë dhe pasi të keni dalë nga dushi, thani butësisht lëkurën me një peshqir. Përfundojeni rutinën duke përdorur një hidratues pa aromë.

Veshja e rrobave të reja pa i larë më parë

Pasi të keni blerë pastruesin e duhur, sigurohuni të lani rrobat e reja përpara se t’i vishni ose t’i përdorni. Artikujt e bërë nga pambuku dhe poliesteri mund të shkaktojnë skuqje dhe kruajtje. Larja e rrobave të reja një ose dy herë para se t’i vishni, mund ta zgjidhë këtë problem.

Të mos lash fytyrën para gjumit

Ashtu siç duhet të lani dhëmbët dy herë në ditë, është e rëndësishme të lani edhe fytyrën në mëngjes dhe në darkë. E kundërta mund të irritojnë lëkurën dhe të shkaktojnë skuqje dhe kruajtje, për të mos përmendur puçrrat. Përdorni një pastrues të butë, pa aromë, çdo natë përpara se të flini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat