Gabimet që bëjmë me flokët dhe dukemi më të mëdha në moshë

Life style

Gabimet që bëjmë me flokët dhe dukemi më të mëdha në moshë

Më: 25 qershor 2021 Në ora: 14:34
Ilustrim

Stilimi i flokëve është një sfidë më vete e përditshmërisë tonë.

Në pamje të parë mund të duket diçka jo serioze dhe se thjesht është një detaj i parëndësishëm. Por flokët e bukur, të stiluar mirë ndikojnë në psikologjinë e të gjithëve, e sidomos në psikologjinë e femrave.

Por cilat janë gabimet që na bëjnë të dukemi më të mëdha nga sa jemi në realitet.

1. I lini të zgjaten shumë

Ky është një nga gabimet më të zakonshme që bëjnë gratë, sipas ekspertëve, të cilët theksojnë se një prerje sado e vogël i bën flokët të duken në formën e tyre më të mirë, ndërsa parandalojnë krijimin emajave të djegura.

2. Jeni duke i stiluar flokët ashtu si kur bënit para 20 vitesh

Ekpsertët thonë se tonaliteti i lëkurës ndryshon me kalimin e viteve, që do të thotë se duhet të luani me nuancëm, ngjyrën e flokëve, në mënyrë që të theksoni tiparët dhe ngjyrën tuaj të fytyrës.

3. Nuk i thani siç duhet me tharëse

Një tharje "e keqe" mund të ndikojë si në pamjen tuaj ashtu edhe në strukturën e flokëve. Prandaj këshillohuni me parukierin tuaj për mënyrën me  të cilën duhet të thani flokët tuaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat