Si ta mbani ngjyrën e flokëve njësoj si ditën e parë kur i lyeni!

Life style

Si ta mbani ngjyrën e flokëve njësoj si ditën e parë kur i lyeni!

Më: 27 qershor 2021 Në ora: 15:17
Foto ilustrim

Askush nuk do të lërë gjysmën e rrogës për një lyerje flokësh çdo muaj. Do të ishte ideale që ngjyra e flokëve të qëndronte pas 6 muajsh njësoj si ditën e parë kur dolëm nga salloni. Besojeni ose jo, mund të ndodhë nëse nuk bëni  listën e gabimeve më poshtë.

Mos i trajtoni me arrogancë

Të jeni agresive ndaj flokut e dëmton shumë ngjyrën e tij. Kjo përfshin krehjen e dhunshme me furçë apo shtrëngimi i tyre kur i kapni bisht. Kjo dëmton kutikulat dhe aftësinë e flokut për të mbajtur ngjyrën për një kohë të gjatë duke çuar në zbehjen e tyre para kohe. Aplikoni zbutës për flokun dhe maska hidratuese për ta mbajtur atë në gjëndje të shëndetshme.

Produkte të rënda stiluese.

Edhe pse mund të duket kontradiktore, disa produkte si si serumet apo vajrat mund të japin efekt të kundërt, pra dëmtojnë flokët e lyer në rastet kur përdoren shpesh. Kjo për arsye se këto tipe formulash përmbajnë ingredient si silikonë të rëndë që largojnë shtresën e flokut që është ngjyra e aplikuar. Disa produkte gjithashtu grumbullohen në flokë duke tërhequr papastërtinë dhe elementë të tjerë nga ajri që mund të shkaktojnë që ngjyra të duket më pa gjallëri edhe pse ka kaluar shumë pak kohë nga lyerja.

Stilimet me nxehtësi.

Pajisjet e nxehta shkaktojnë majat e djegura prandaj sa më shumë të dëmtuara të jenë kutikulat aq më e lartë është propabiliteti që ngjyra e flokut të duket e zbehtë dhe pa gjallëri. Mundohuni të minimizoni sa më tepër përdorimin e tyre duke lejuar herë pas here që floku të qëndrojë në gjëndjen e tij natyrale.

Rrezet ultravjollcë të diellit.

Rrezet e diellit mund të shkaktojnë shkatërrimin e matriksit të flokut e cila më vonë çon në zbehjen e ngjyrës, por edhe efekte të tjera si djegia e tyre apo vështirësia për tu stiluar. Për fat të keq për flokët nuk ka kremra si për lëkurën kundra diellit. Zgjidhja më e mirë është mbajtja e një kapeleje, por edhe aplikimi i maskave të vazhdueshme për hidratim apo ushqyerje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat