Arsyet se pse rrjedh rrobalarësja?

Life style

Arsyet se pse rrjedh rrobalarësja?

Më: 4 korrik 2021 Në ora: 10:21
Foto ilustrim

Ne e përdorim atë shpesh dhe me kënaqësi, por është gjithashtu e rëndësishme që të mirëmbahet siç duhet në mënyrë që të mos prishet

Nëse keni aktivizuar programin e makinës, dhe gjithçka ka qenë normale, dhe përnjëherë keni parë që kishte ujë nën të, këta janë shkaktarët më të shpeshtë përse rrobalarësja rrjedh.

Mos harroni gabimin që bëjmë të gjithë i cili ia shkurton jetën rrobalarëses!

Filtri është i bllokuar

Ju do të vëreni që ky është një problem nëse nuk e vëreni ujin gjatë programit të larjes, por disa orë më vonë ose edhe të nesërmen.

Nga rrobalarësja do të rrjedhin vetëm disa lugë ujë, jo aq sa të dëmtojë, por mjafton të vëreni që pllakat duken sikur dikush ka derdhur diçka.

Nëse ky është problemi, zgjidhja është e thjeshtë, duhet të fikni rrobalarësen dhe ta pastroni filtrin.

Pompa u prish

Tubi ose pompa që janë prishur ndodhen në fundin e rrobalarëses, dhe nëse ka ndonjë problem në to, makineria do të “kërcejë” dhe do të jetë e zhurmshme gjatë kryerjes së punës.

Ky problem duhet të zgjidhet nga një mjeshtër dhe sa më shpejt të jetë e mundur, sepse lavatriçet që rrjedhin shpesh janë shkaku i dëmtimit të ujit.

Rrobalarësja, në të tilla raste, ‘lëshon’ vetëm pak ujë pas ciklit të larjes, por nëse defekti është më serioz, mund të kullojë një sasi të madhe uji, të përmbyt banjën dhe të shkaktojë dëme materiale tek ju dhe fqinjët poshtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat