Hile që funksionojnë gjithmonë për rritjen e shpejtë të flokëve!

Life style

Hile që funksionojnë gjithmonë për rritjen e shpejtë të flokëve!

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 08:41
Foto ilustrim

Nëse ju duket si diçka që s'do të ndodhë, thjesht s'keni ditur dhe aplikuar hilet më poshtë.

Ironike, por gërshërët janë miku juaj!

Duhet t’i shkurtoni ato në mënyrë sistematike për të shmangur krijimin e majave të dyfishta në fund. Nëse prisni derisa të digjen, atëherë realisht ato do jenë më të shkurtra sesa mendoni duke qenë se majat delikate priten pa e kuptuar.

Mos përdorni shampo sa herë bëni dush

Përpos faktit që duhet të përdorni krem zbutës sa herë i lani, ajo që duhet të keni parasysh është dhe shmangja e shampoos herë pas here. Qëllimi i kësaj të fundit është të heqë papastërtirat, por bashkë me to mund të eliminojë dhe vajrat që shërbejnë për të ushqyer rrënjën.

Kujdes kur i krihni! 

Krehja e shpeshtë i dëmton shumë flokët, por edhe nëse në rastet kur i krihni bëjeni këtë gjë butësisht. Sigurohuni që ta nisni nga pjesa e poshtme deri sat ë arrini në pjesën e rrënjës. Ajo që ne bëjmë zakonisht është krehja në drejtim të kundërt, gjë që shkakton dhe ngatërresat në flokë.

Këllëfi i jastëkut nuk duhet të jetë prej pambuku!

Në vend të saj mund të përdorni një këllëf sateni. Kjo gjë do eliminojë fërkimin, duke qenë se sipërfaqja është më e lëmuar.

 Mos i mbështillni kurrë me peshqir të madh!

Fijet e flokut ngecin në fibrat e peshqirit duke qenë se shumica  e femrave i mbështjellin ato fort pas dushit. Përpos kësaj, kjo gjë shkakton dhe kputjen e qimeve rreth fytyrës. Sa më i hollë dhe me mikrofibra të jetë peshqiri, aq më mirë është për flokët tuaja!

Në fund të dushit përdorni ujë të ftohtë

Ulja e temperaturës së ujit në fund të dushit do i bëjë më të butë por gjithashtu do shmangë djegjen. Ju duhet thjesht ta mbani për pak sekonda temperaturën në nivele të ulëta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat