Sekreti për flokë me shkëlqim “fshihet” në kuzhinën tuaj

Life style

Sekreti për flokë me shkëlqim “fshihet” në kuzhinën tuaj

Më: 9 korrik 2021 Në ora: 10:57
Reese Witherspoon

Disa yje përdorin produkte të shtrenjta për të qëndruar të bukur dhe sa më joshës.

Ka nga ata si Reese Witherspoon, të cilët ndjekin këshilla të thjeshta që ia vlen t’i kopjojmë. Aktorja zbuloi së fundmi se produkti i saj i preferuar për flokët është vaji i kokosit.

“Merrni një lugë gjelle vaj kokosi dhe masazhojeni atë nga mesi deri në majat e flokëve tuaj, duke shmangur rrënjët, dhe më pas shpëlajeni atë me shampo,” tha Reese. Ky sekret ndiqet dhe nga yje të tjerë, si Emma Stone dhe Gwyneth Paltrow për flokë më të shëndetshëm.

Përveç flokëve, vajin e kokosit mund ta përdorni gjithashtu dhe për të hequr grimin por dhe për të patur dhëmbë sa më të bardha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat