Kjo është arsyeja se pse i mbyllni sytë kur putheni

Life style

Kjo është arsyeja se pse i mbyllni sytë kur putheni

Më: 12 korrik 2021 Në ora: 11:08
Foto ilustrim

Nuk do ndiheshim njëlloj me sytë hapur që na hutojnë nga ndjesitë e tjera.

Një studim i ‘The Debrief’ e ka gjetur. Sipas psikologes Polly Dalton dhe Sandra Murphy, kërkimi i të cilave është publikuar në “Journal of Experimental Psychology: Human Perception and Performance”, është shumë punë e rëndë për trurin tonë të fokusohet te shqisat e tjera nëse merr një stimul pamor që na huton.

Si rezultat, ne duhet të mbyllim sytë kur puthemi, që ta ndjejmë kënaqësinë e puthjes fizikisht.

Dalton dhe Murphy e zbuluan këtë duke i kërkuar një grupi pjesëmarrësish të merrte pjesë në një lojë që konsiston në gjetjen e shkronjave.

Ndërsa të pranishmit bënin këtë ushtrim, pësonin një vibrim në duar, që ishte i ndjeshëm. Studiuesit Dalton dhe Murphy panë që kur pjesëmarrësit ishin të angazhuar në një ushtrim shumë të ngatërruar, ata nuk i ndienin fuqishëm vibrimet, sepse truri ishte i fokusuar tek ajo punë.

Kështu, edhe kur ne puthemi, është e njëjta gjë. Nuk do ndiheshim njëlloj me sytë hapur që na hutojnë nga ndjesitë e tjera.

Gjithashtu, është shumë e papërshtatshme t’ia ngulësh sytë dikujt, ndërkohë që puthesh. Nëse keni bërë ndonjë eksperiment, mund ta thoni me bindje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat