Shenjat tipike që tregojnë se ndoshta po manipulohesh nga partneri/ja!

Life style

Shenjat tipike që tregojnë se ndoshta po manipulohesh nga partneri/ja!

Më: 20 korrik 2021 Në ora: 17:18
Foto ilustrim

Nëse gjatë lidhjes e gjeni veten duke dyshuar te vetja dhe duke menduar se jeni ju gjithnjë gabimi, ndoshta diçka nuk shkon. Më poshtë, gjeni shenjat tipike që thonë se pa e kuptuar, po manipuloheni.

- Në fund të çdo bisede apo debati, je ti ajo/ai që e gjen veten duke kërkuar falje.

- Kjo marrëdhënie të bën të pyesësh veten shpesh nëse "je mjaftueshëm i/e mirë".

- Je vazhdimisht duke justifikuar sjelljen e partnerit/es te dikush tjetër, miq apo të afërm. 

- Shpesh ndihesh konfuze dhe "e çmendur" në këtë lidhje.

- Je në mënyrë konstante jo e lumtur dhe nuk ke një përgjigje të saktë se pse ndihesh kështu.

- Fillon të dyshosh te vetja dhe fillon të besosh se ndoshta je "më e ndjeshme se duhet" dhe se po reagon kot për gjithçka.

Ç'të bëni për këtë? Flisni hapur me partnerin tuaj, komunikoni me një psikolog/terapist për të qartësuar çdo dyshim në mendjen tuaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat