Si të shpëtoni nga shoqja toksike

Life style

Si të shpëtoni nga shoqja toksike

Më: 22 korrik 2021 Në ora: 15:13
Foto ilustrim

Vjen një moment në jetë kur rritesh dhe kupton se të qënit selektiv është nderi më i madh që mund t'i bësh vetes. Ti kupton që është fiks koha për të shkëputur nga jeta atë shoqen që jo vetëm nuk ka më asnjë lidhje me ty, por është toksike në mënyrën më të keqe të mundshme.

Sigurisht, nëse njiheni dhe shoqëroheni prej kohësh është edhe më e vështirë shkëputja/largimi, por në fund të ditës mbetet proces i nevojshëm për mirëqënien emocionale. Si të shpëtoni prej një njeriu të tillë?!

1. Mblidh rrethin tënd të ngushtë

Rri me njerëz që ti e ndjen që nuk janë toksikë për ty. Kalo kohë dhe bëj aktivitete të ndryshme me ata që ja vlejnë t'i kesh pranë në të gjitha situatat e mundshme të jetës.

2. Mos ji i ndjeshëm

Kur e kupton që dikush të bën më shumë keq sesa mirë, emocionet dhe ndjeshmëria e tepërt vetëm do të zgjasë procesin e sikletshëm. Çdo miqësi, pavarësisht sa toksike mund të jetë, ka momentet e saj të bukura, prandaj mos lejoni nostalgjinë të ndërhyjë kur s'është më e mira për ju. Lërini të shkojnë dhe ruani kujtimet e bukura.

3. Jini të ndershëm

Duhet të tregoheni të vërtetë dhe t'i thoni se marrëdhënia thjesht s'po funksionon më. Tregohuni të sinqertë me veten dhe më pas me shokun/shoqen. Duket e rëndë, por ndonjëherë është më mirë të thuash: "Do të ishte më mirë për mua sikur të mos flisnim më bashkë."

4. Fshijini nga rrjetet sociale dhe nëse është nevoja bëjini Block.

Ti s'i ke borxh askujt për ta pasur në Instagram, prandaj kur shoqëria merr fund, fshijini për të qenë të qetë.

5. Bëj miq të rinj

Kësaj here ti e di më mirë ç'lloj njeriu do pranë vetes apo jo?

6. Mos u përpiq të ri-kontaktosh pas disa kohësh

Nëse filloni shoqëroheni sërish me ish-shoqen toksike do të përsëritet historia. Nuk shpëtoni nga kjo, prandaj hiqni dorë! 

7. Vendosni veten para së gjithash

Mendo për nevojat e tua dhe shëndetin mendor. Asnjë shoqëri që të ngarkon me energji negative s'mund të jetë e mirë për ty! 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat