Disa zona në trup që s'duhet t'ju trembin fare pse keni qime

Life style

Disa zona në trup që s'duhet t'ju trembin fare pse keni qime

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 15:12
Foto ilustrim

Përveç zonës së bikinit, sqetullave, këmbëve dhe krahëve, trupi i njeriut mund të ketë qime kudo! Duke qenë se çdo ditë shohim modele me lëkurë bebeje, mund të ndihemi keq duke menduar se jemi të vetmit që kemi qime në zona të veçanta, ndryshe nga të tjerët. Në fakt është komplet e kundërta!

1. Qimet rreth kërthizës

Nëse nuk e dinit ky vend është më e përhapuri për krijimin e qmeve, sidomos tek femrat. Asgjë për t'u shqetësuar.

2. Rreth thithkave të gjoksit

Nëse vini re qime rreth gjoksit, sigurisht nuk jeni të vetmet. Qëllimi i krijimit të qimeve rreth asaj zone është ende e paqartë.

3. Jashtë dhe brenda veshëve

Shumica e burrave kanë qime në vesh, por nuk është e rrallë që edhe gratë të kenë. Fatmirësisht, qimet aty mund të reduktohen përmes lazerit, ose me piskatore.

4. Qime në shpinë

E dimë që është vend i sikletshëm për të pasur qime, por s'ka vend për panik. Për aq kohë sa keni qime jo shumë të trasha është komplet normale t'i lini pa i ngacmuar.

5. Brenda në hundë

Edhe këtu qimet janë komplet normale, pavarësisht se njerëzve iu besdisen për arsye që lidhen me estetikën e pamjes.

6. Mbrapa qafës

Nuk e kemi fjalën për fundin e flokëve, por edhe në pjesët më poshtë.

7. Nga ana e brendshme e kofshëve

Edhe kjo është një zonë normale për të patur qime, por nëse nuk e keni gjenetike, periodat nuk i keni të rregullta, keni akne apo vështirësi për të rënë nga pesha, e mira është të bëni një vizitë tek mjeku. Mund të keni vezore kistike.

8. Në gishtat e duarëve dhe këmbëve

Asgjë për t'u shqetësuar, krejtësisht normale! 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat