Nëse e gjeni veten te këto situata, prindërit pa dashur, kanë kontribuar në ankthin tuaj!

Life style

Nëse e gjeni veten te këto situata, prindërit pa dashur, kanë kontribuar në ankthin tuaj!

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 15:42
Foto ilustrim

Për mirë ose për keq, të gjitha gjërat që prindërit tanë kanë bërë ose jo kur kemi qenë fëmijë, ndihmojnë në formimin e personit që jemi sot. Kjo përfshin edhe ankthin dhe depresionin. Ndërsa rritemi, ne vendosim vetë për rrugëtimet që marrim në jetë, por gjithsesi askush s'mund ta mohojë influencën e prindërve.

"Prindërit luajnë një rol shumë të madh në zhvillimin e ankthit, si biologjik ashtu edhe mjedisor", thotë Julia Turovsky, psikologe klinike, për Bustle. "Rreth 65% e temperamentit tonë ka të bëjë me gjenet tona, dhe prindërit e shqetësuar priren të prodhojnë fëmijë të shqetësuar. Por kjo shkon përtej gjenetikës - ka shumë sjellje të mbushura me ankth, që bëjnë që kjo gjendje ankthi të kalojë edhe te fëmijët".

Është e rëndësishme të identifikoni nëse keni ankth të padobishëm (që ju mban peng, që ju shqetëson), apo ankth që ju ndihmon të planifikoni paraprakisht për situata të vështira. Prej këtu, ju mund të ekzaminoni marrëdhënien që keni me nënën ose babain tuaj dhe t'u vendosni atyre kufij. 

Më poshtë, gjeni disa mënyra sesi prindërit tuaj ose njëri prej tyre, mund të kenë kontribuar në ankthin që keni sot.

#1 - Kërkojnë gjithmonë perfeksionin.

#2 - Kanë edhe vetë ankth, edhe për gjëra të parëndësishme.

#3 - Kanë fobi të caktuara, që janë përpjekur të t'i ushqejnë edhe ty.

#4 - Shpesh, kanë qenë ata që kanë patur nevojë për ty dhe je kthyer ti në rolin e prindit.

#5 - Kanë qenë gjithnjë shumë kritikë ndaj teje.

#6 - Ju kanë bërë komente mbi trupin, sa pak/shumë hani etj.

#7 - Nuk i kanë besuar thuajse asnjëherë gjykimit tuaj.

#8 - Kanë minimizuar, injoruar ose s'u kanë dhënë rëndësi ndjenjave tuaja.

#9 - Shpesh, të kanë ndëshkuar duke heshtur dhe duke të injoruar.

#10 - Nuk të kanë lënë të dalësh shpesh.

#11 - Të telefonojnë 24/7.

#12 - Janë njerëz që bëhen nervozë shpejt.

#13 - Ushtrojnë presion vazhdimisht mbi ty.

Për çdo rast, bisedoni me një terapist/psikolog për të kuptuar rrënjën e vërtetë të problemit, dhe më pas për ta zgjidhur atë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat