A duhet të bëjmë seks dhe të masturbojmë, nëse dëshirojmë të heqim peshë?

Life style

A duhet të bëjmë seks dhe të masturbojmë, nëse dëshirojmë të heqim peshë?

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 23:45
Foto ilustrim

Kur dëshironi të theksoni muskujt dhe të humbni kilogramët e tepërt, duhet patjetër t’i kushtoni kujdes çdo aspekti të jetës suaj

Nëse dëshironi t’i eliminoni kilogramët e padëshiruar, me siguri i kushtoni kujdes asaj se çfarë hani, kur hani, sa hani – mirëpo, a keni mëndur ndonjëherë për atë që si ndikon seksi në luftën me kilogramët?

Miti i cili i brengos shumicën është që seksi dhe masturbimi ulin nivelin e testosteroneve në trup dhe vetvetiu edhe efektin e ushtrimeve. Mirëpo kjo në të vërtetë nuk është kështu.

Testosteroni ka rol kyç në ndërtimin e muskujve te meshkujt dhe femrat. Niveli i lartë i testosteroneve ndihmon rritjen e muskujve, ndërkaq abstinenca mund të shkaktojë ngritjen e nivelit të tij – mirëpo nuk ekzistojnë dëshmi të cilat theksojnë që do të çojnë edhe në rritje të muskujve.

Kur është fjala për efektet e orgazmës në nivel të testosteroneve, lidhja e tillë është aq e vogël madje edhe e joekzistuese.

Në përgjithësi, seksi dhe masturbimi nuk dëmtojnë, as nuk ndihmojnë me rastin e ushtrimeve dhe përpjekjeve tona që të humbim peshë.

Numri i rrahjeve të zemrës shtohet pas orgazmës gjatë disa orëve dhe kjo mund edhe më shumë të shtohet nëse ushtrojmë pas seksit apo masturbimit.

Nuk ekziston arsye konkrete e cila do të mohonte atë që kushto që i kufizon këto dy aktivitete seksuale në se dëshiron të humbë peshë dhe të ketë trup çfarë kaherë e ka dëshiruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat