Studimi shpjegon si emrat tanë ndikojnë te pamja

Life style

Studimi shpjegon si emrat tanë ndikojnë te pamja

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 15:42
Foto ilustrim

“Na thuhet të mos e gjykojmë një libër nga kopertina, por të gjithë e gjykojmë” shkruhet në hyrje të një studimi të Departamentit të Psikologjisë në Universiteti Hebraik i Jeruzalemit. I titulluar “Ne dukemi si emrat tanë: Manifestimi i stereotipeve të emrave dhe pamja e fytyrës”, studimi shpjegon se si emrat mund të përcaktojnë mënyrën si dukemi kur rritemi.

"Ka diçka në lidhje me një Emily që...thjesht duket si një Emily,” sipas profesoreshë së asociuar Anne-Laure Sellier, e cila ishte pjesë e ekipit kërkimor.

Ata i bazuan gjetjet e tyre te një eksperiment me pjesëmarrës francezë dhe izraelitë, të cilëve iu treguan foto të rastësishme të kartave të identitetit dhe pastaj iu tha të zgjidhnin se cili mendonin se ishte emri i vërtetë i personit nga 4 opsione të dhëna.

Duke u nisur nga saktësia rastësore, ata do të gjenin saktë 25% të rasteve, por të anketuarit gjetën saktë 25 deri në 40%. Sipas studiuesve, këto rezultate nënkuptojnë se ka diçka në lidhje me fytyrat tona që lidhen me emrat. Një algoritëm kompjuterik ishte në gjendje të identifikonte tiparet unike të fytyrës të shoqëruara me secilin emër.

Për të provuar më tej teorinë e tyre, studiuesit bënë një analizë kompjuterike të fytyrave të mbi 94,000 individëve, për të parë nëse mund të përputheshin fotot me emrat e duhur. Kompjuteri gjeti saktë 54 deri në 64%.

Ekipi thekson se emrat shoqërohen me një “qasje shoqërore dhe kulturore”. Për shembull, "Katherine" tingëllon si emri i një studenteje të mirë, ndërsa "Allison" duket si emri i një personi “djallëzor”.

Sipas psikologëve, njerëzit mund të ndryshojnë në mënyrë të pavetëdijshme pamjen e tyre për t'iu përshtatur stereotipit të emrave të tyre. Referuar studimit, kur publiku ka një ide se si duket një emër i caktuar - për shembull "Tom" - njerëzit me të njëjtin emër mund të imitojnë në mënyrë të pavetëdijshme ato tipare.

Ne mund ta lidhim emrin "Jennifer" me një vajzë bjonde dhe kjo ndoshta sepse është emri i shumë Jennifer-ave të famshme.

Tingulli i emrit mund të jetë gjithashtu një faktor i rëndësishëm. Për shembull, emri "Bob" ka një tingull më të rrumbullakosur, kështu që zakonisht lidhet edhe me një fytyrë më të rrumbullakët.

Pseudonimet mund të prishin efektin e emrit te fytyra. Ekipi zbuloi se kur bëhej fjalë për njerëzit që përdorën pseudonime të veçanta - për shembull nga "Charlotte" në "Chachou" – ishte e vështirë lidhja mes fytyrës dhe emrit. Kjo ndodh sepse pseudonimet unikë nuk kanë ndonjë lidhje të bashkëngjitur me ermin.

Studiuesit gjithashtu zbuluan se kur njerëzit shihnin fotografi të individëve jashtë kulturës së tyre, kishin më pak shanse për të identifikuar emrin e saktë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat