3 maska në kushte shtëpie për të shpëtuar nga flokët e dëmtuar

Life style

3 maska në kushte shtëpie për të shpëtuar nga flokët e dëmtuar

Më: 26 korrik 2021 Në ora: 11:34
Foto ilustrim

Në ujin që do të përdorni duhet të hidhni paraprakisht disa pika vaj esencial të pemës së çajit.

Përdorimi i tepruar i piastrës, tharëses së flokëve apo dhe dekolorimi i shpeshtë i dëmtojnë rëndë flokët. Ata thahen, humbasin qëndrueshmërinë, digjen dhe formojnë maja të dyfishta, shrkuan IconStyle.

Shpeshherë trajtimet natyrale mund të rezultojnë edhe më efektive se maskat e gatshme. Ja 3 metoda natyrale mjaft efektive që trajtojnë flokët e djegur dhe majat dyshe.

Maskë me Aloe vera dhe vaj ulliri ekstra i virgjër : Aloe Vera ushqen dhe rigjeneron flokët, parandalon rënien e tyre dhe nxit rritjen.

Vaji i ullirit i bën flokët më të butë dhe luan një rol mbrojtës ndaj dëmtimit. Përzieni 5 lugë çaji xhel Aloe Vera me 5 lugë çaji vaj ulliri.

Njomni flokët paraprakisht me vaj ulliri dhe aplikoni maskën e krijuar nga rrënja deri tek majat. Lëreni maskën të veprojë për 1 deri në 2 orë dhe më pas shpëlajeni kokën me ujë të vakët.

Në ujin që do të përdorni duhet të hidhni paraprakisht disa pika vaj esencial të pemës së çajit.

Maskë me majonezë dhe vaj ulliri: Në një tas hidhni 3 lugë çaji majonezë, 3 lugë çaji vaj ulliri dhe 3 kapsula vitaminë E. Aplikojeni maskën nga mesi i flokëve deri tek majat.

Lëreni të veprojë për 1 orë dhe më pas shpëlajeni kokën me ujë të vakët dhe shampo bimore. Përsëriteni këtë procedurë 1 herë në javë dhe do të vini re përmirësim të dukshëm.

Maskë me mjaltë dhe vezë : Ky kombinim është i mrekullueshëm për flokët e dëmtuar. Maska me mjaltë dhe vezë trajton majat e dyfishta dhe forcon flokët. Përzieni dy kokrra vezë dhe dy lugë çaji mjaltë derisa të krijohet një masë homogjene.

Aplikojeni maskën në të gjithë flokët nga maja deri tek rrënja dhe mbështilleni kokën me një qese plastike. Lëreni maskën të veprojë për 5 orë dhe më pas shpëlajeni kokën me ujë të vakët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat