Mënyrat e përdorimit në shtëpi të qumështit të kokosit

Life style

Mënyrat e përdorimit në shtëpi të qumështit të kokosit

Më: 26 korrik 2021 Në ora: 13:30
Foto ilustrim

Qumështi i kokosit është perfekt si bazë për krijimin e një maske ushqyese dhe ristrukturuese, për flokët.

Qumështi i kokosit do t’ju ndihmojë të kujdeseni për lëkurën e djegur nga dielli, freskimin e zonave të kuqe dhe qetësimin e djegies/

Kjo është për shkak të vetive anti-inflamatore të qumështit të kokosit, shumë i dobishëm për ftohjen e lëkurës dhe hidratimin e saj, duke nxitur shërimin/

Qumështi i kokosit mund të përdoret si pastrues i tualetit për sytë dhe fytyrën, i përsosur për pastrimin e thellë të lëkurës.

Për flokët e thatë, qumështi i kokosit është një mrekulli e vërtetë. I pasur me antioksidantë, bakër dhe vitaminë C, mund të përdoret në maja dhe gjatësi për të ristrukturuar flokët. Përdoret si balsam.

Qumështi i kokosit është perfekt si bazë për krijimin e një maske ushqyese dhe ristrukturuese, për flokët.

Karakteristikat anti-plakje: Qumështi i kokosit mund të jetë një aleat i vlefshëm për lëkurën tuaj. Meritat i takojnë vetive antibakteriale të këtij përbërësi natyral, ideal për zvogëlimin e akneve, duke ndihmuar në kontrollin e sebumit dhe zvogëlimin  e poreve.

Falë vetive të tij  hidratues, qumështi i kokosit është gjithashtu i përshtatshëm për lëkurën me rrudha. Duke e mbajtur lëkurën të butë ai parandalon shfaqjen e rrudhave të reja, por edhe krijmin e njollave që vijnë me moshën. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat