Mund të habiteni, por ja çfarë i bën stresi burrave dhe çfarë grave

Life style

Mund të habiteni, por ja çfarë i bën stresi burrave dhe çfarë grave

Më: 26 korrik 2021 Në ora: 17:47
Foto ilustrim

Duam s'duam, në një formë a në një tjetër stresi është i pashmangshëm dhe si rrjedhojë pasojat e saj gjithashtu.  Mirëpo, çfarë ndoshta nuk dinit deri më tani, është se stresi ndikon komplet ndryshe tek burrat dhe gratë.

Nga studimet e kryera ka rezultuar se burrat e stresuar kanë tendencë të bëhen më egoistë dhe më pak të aftë për të dalluar emocionet e veta dhe ato të njerëzve të tjerë. E ndërsa tek gratë ndodh komplet e kundërta. Stresi, ky problem që na ndjek çdo ditë, mund të jetë duke minuar jo vetëm shëndetin tonë, por edhe marrëdhëniet që kemi me njerëz të tjerë, veçanërisht tek meshkujt.

Gratë e stresuara kanë tendencën të bëhen më tepër “pro-sociale”, sipas studimit. Një hipotezë laboratorike e Universitetit të Vienës nënvijëzonte se individët e stresuar, në përpjekje për të ruajtur burimet, bëhen më egoistë, më egocentrikë dhe më pak empatikë. Pas studimit, një gjë e tillë u vërtetua, por vetëm për meshkujt! Pjesëmarrësit iu nënshtruan situatave stresuese si të folurit në publik dhe ushtrime matematikore.

Më pas atyre iu kërkua të njihnin emocionet e njerëzve të tjerë. Çfarë rezultoi nga vëzhgimi ishte se stresi përkeqëson performancën tek burrat, në të treja detyrat. Krejt e kundërta ndodh te femrat. Këto të fundit mund ta kenë përvetësuar idenë se marrin më tepër mbështetje të jashtme, kur janë të afta të veprojnë më mirë me të tjerët. Kjo do të thotë se kur kërkojnë ndihmë, edhe nëse janë të stresuara, ato aplikojnë strategjitë shoqërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat