Çfarë duhet të bëni nëse keni dyshime se partnerja po shtiret në shtrat

Life style

Çfarë duhet të bëni nëse keni dyshime se partnerja po shtiret në shtrat

Më: 26 korrik 2021 Në ora: 22:25
Foto ilustrim

Kuptoni që mund të mos ketë lidhje me ju

Është e mundur që dikush të kënaqet në shtrat pa kaluar në orgazëm. Gratë zakonisht shtiren sepse duan t’ju bindin ju se po e shijojnë atë që po i bëni, por ja që jo gjithmonë gjërat shkojnë sipas parashikimeve tona. Shpesh shqetësohemi se nëse nuk kalojmë në orgazëm do t’ju lëndojmë, kur në fakt ka miliona arsye pse një gruaje mund t'i ndodhë kjo dhe nuk ka të bëjë fare me performancën tuaj.

Mbase është e nervozuar sepse lidhja juaj është e re, ose mund të jetë duke marrë kontraceptivë apo antidepresantë që ndikojnë tek libido. Nga ana tjetër mund të jetë edhe diçka serioze, mund të mos kalojë në orgazëm si pasojë e traumave të mëparshme seksuale, stresi në punë ndikon dhe lodhja po ashtu. Të gjitha këto arsye janë të mjaftueshme për të vrarë humorin në moment dhe ndonjëherë është më e thjeshtë të shtiresh se të flasësh për këtë.

Mëso si të flasësh për këtë

Duke inkurajuar partneren me agresivitet që të mos shtiret, është njësoj si partnerja t’ju inkurajojë ju të keni ereksion, thjesht shtoni më shumë tension. Në vend të kësaj mund të kësaj mund t’i drejtoheni butësisht dhe t’i bëni me dije se gjëja më e rëndësishme për ju është që ajo të kënaqet. Pastaj mund të përdorni dhe një vibrator, sa për t’i bërë gjërat më emocionuese për të.

Gratë nuk janë të ndërlikuara, shumë njerëz thjesht nuk e vrasin mendjen të pyesin se për çfarë po mendojnë. Thuajini që ju intereson ajo dhe jo vetëm orgazma e saj. Me siguri do të ndihet më e relaksuar nëse kupton se ju nuk prisni që të vijë çdoherë. Bëjani të qartë që kryesore është që ajo të ndihet mirë dhe rehat. Nëse s’ka presion dhe ofroheni të flisni hapur për këtë, gradualisht edhe ajo do të hapet me ju.

Ose..bëni diçka edhe më interesante

Angazhohuni më shumë në paralojë. Edhe nëse arsyeja pse ajo nuk po vjen, s’ka lidhje me performancën tuaj në shtrat, nuk bëni keq asnjëherë të uleni pak më poshtë. Flisni pistë dhe pyeteni për dëshirat e saj të çuditshme. Çdo gjë do të shkojë mirë, por mbani mend, është e rëndësishme që ajo të kënaqet, njësoj si ju.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat