Ushtrime për ta mbajtur mendjen të re dhe për të luftuar Alzheimerin

Life style

Ushtrime për ta mbajtur mendjen të re dhe për të luftuar Alzheimerin

Më: 28 korrik 2021 Në ora: 14:17
Foto ilustrim

Jo shumë njerëz e dinë këtë, por trajnimi i trurit ndihmon në përmirësimin e përqendrimit dhe kujtesës, duke parandaluar stresin dhe përkeqësimin e mendjes. Në këtë artikull do të shohim 9 ushtrime të thjeshta dhe efektive për ta mbajtur mendjen të re dhe për të luftuar Alzheimerin.

Receta për një jetë të gjatë

Kur bëhet fjalë për çmenduri, rënie njohëse dhe sëmundje të ngjashme, të tilla si Alzheimer, mendimi i parë shkon gjithmonë në një kurë dhe pothuajse kurrë në parandalim. Sidoqoftë, ekzistojnë disa strategji të mundshme që duhen zbatuar për të luftuar ose vonuar shfaqjen e këtyre problemeve. Në fakt, sipas një studimi finlandez të kryer në 2015 është e mundur të kundërveprojmë dhe ngadalësojmë problemet neuropatologjike falë një sistemi që përfshin: dietë, stërvitje dhe stimulim njohës. Por cilat mund të jenë disa ushtrime të thjeshta dhe të shpejta që mund të bëhen ditë pas dite?

Ushtrime të thjeshta dhe efektive për ta mbajtur mendjen të re dhe për të luftuar Alzheimerin

E para nga këto është një zakon shumë i famshëm në Itali. Bëhet fjalë për trajnimin e mendjes falë enigmave ose sudokut: një seri lojërash të dizajnuara për të stimuluar kujtesën, gjuhën dhe vëmendjen.

Një ide tjetër është të luash me numrat, të kryesh llogaritje me mendje dhe të praktikosh matematikën: në këtë mënyrë ne do të trajnojmë trurin për ta mbajtur atë të ri dhe të përshtatshëm.

Në të njëjtën mënyrë mund të studioni një gjuhë të re ose edhe të mësoni të luani një instrument muzikor: të dyja janë teknika të shkëlqyera për stimulimin e trurit.

Si të stimulojmë trurin?

Leximi i librave gjithashtu do të stimulojë mendjen. Në fakt, të mësuarit e fjalorit të ri, do të rrisë gjithashtu stimulimin. Nëse duam të ndërthurim stimulimin njohës me ushtrimet fizike, atëherë mund të shëtisim përgjatë rrugëve të reja dhe të panjohura pasi t’i studiojmë në një hartë. Në këtë mënyrë mendja jonë do të detyrohet të arsyetojë në mënyrë që të orientohet, duke na siguruar në praktikë një ushtrim të shkëlqyeshëm fizik dhe mendor.

Më në fund, një ushtrim i mirë do të jetë gjithashtu të përpiqesh të shkruash me dorën jo-dominante: në këtë mënyrë gradualisht do ta mësojmë trurin të bëjë lëvizje të reja me të cilat nuk është mësuar. Një ushtrim që do ta bëjë mendjen tonë të shpejtë dhe elastike si kurrë më parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat