Kthejini në rutinë! 5 gjërat që duhet të bëni për të pasur një lëkurë plot shkëlqim

Life style

Kthejini në rutinë! 5 gjërat që duhet të bëni për të pasur një lëkurë plot shkëlqim

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 09:01
Foto ilustrim

Thonë se lëkura e mirë është tregues i shëndetit të mirë ndaj vini re çdo sinjal që ajo lëshon për ju. Disa zakone të vogla, të cilat mund t’i bëni pjesë të rutinës suaj të përditshme janë ato që bëjnë diferencën për të pasur gjithnjë lëkurë të shëndetshme.

Aktiviteti sportiv

Në këtë mënyrë gjaku do të qarkullojë më mirë dhe do të ndjeni ndryshime të dukshme si në muskujt e fytyrës ashtu edhe në elasticitetin e saj. Ecni, bëni vrap apo merruni me aktivitete të ndryshme sportive për shëndetin e të gjithë organizmit dhe sigurisht lëkurës tuaj.

Hani yndyrna të shëndetshme

Në mënyrë që të eliminojë inflamacionin dhe të prodhojë qeliza të shëndetshme lëkurës i duhen yndrynat e shëndetshme. Prandaj mundohuni të konsumoni shumë arra, avokado, peshk apo vaj ulliri.

Antioksidantët

Një nga elementët më të rëndësishëm për sa i përket shëndetit të fytyrës, por edhe të gjithë organizmit. Për të luftuar radikalet e lira ju duhet të konsumoni një dietë të pasur me antioksidant të cilat i gjeni tek frutat dhe perimet.

Vitamina C

Vitamina C është esenciale për prodhimin e kolagjenit në trup i cili ka një rol shumë të rëndësishëm në ruajtjen e elasticitetit të fytyrës. Atë e gjeni me shumicë tek kivi, portokalli, specat e kuq, luleshtrydhet, qitro apo brokoli.

Flini gjumë

Ka një arsye përse quhet i famshmi “Gjumi i Bukurisë”. Gjumi është një nga aleatët më të mirë të lëkurës tuaj pasi arrin ta qetësojë dhe ta pastrojë atë. Flini çdo natë jo më pak se 8 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat