Ndaloni këto zakone nëse doni një lëkurë rinore

Life style

Ndaloni këto zakone nëse doni një lëkurë rinore

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 13:41
Foto ilustrim

Lëkura rinore është një dëshirë e zjarrtë për çdo grua. Por nuk fitohet lehtë. Duhet përpjekje dhe kujdes i veçantë nëse dëshironi që lëkura të duet e freskët dhe rrezatuese.

Nuk aplikoni kremin kundër diellit

Dermatologët theksojnë gjithnjë e më shumë rëndësinë që duhet t’i kushtoni mbrojtjes së lëkurës tuaj nga ekspozimi ndaj rrezeve të dëmshme të diellit. Kremi kundër diellit duhet përfshihet në rutinën ditore, si i vetmi “aleat” kundër rrezeve ultravjollcë.

Përdorni peceta për heqjen e grimit

Edhe pse përdorimi i tyre është i thjeshtë, pecetat për heqjen e make up-it nuk rekomandohen të përdoren për shkak të kimikateve që përmbajnë. Ata ndryshojnë pH e lëkurës, duke e bërë më të thatë dhe të acaruar. Përveç kësaj, këto sintetikë shkaktojnë plakje të parakohshme.

Aplikoni shpesh sasi të mëdha grimi

Pudra e tepërt në fytyrë bën që të dukeni më të vjetër. Nëse mendoni se përdorimi i tij ju bën të ndiheni bukur, përdorëni vetëm në zonat kur e keni të nevojshme.

Nuk aplikoni hidratuesin

Përveç kremit të diellit, një hap i rëndësishëm është hidratimi i lëkurës. Nëse doni të shmangni sa më shumë krijimin e rrudhave, atëherë duhet të aplikoni hidratuezin në baza ditore, në mëngjes dhe mbrëmje. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat