Si të heqësh dorë nga sindroma e trupit të verës

Life style

Si të heqësh dorë nga sindroma e trupit të verës

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 13:55
Foto ilustrim

Trupat tanë përballen me shumë gjëra në përditshmëri, por prej më shumë se një viti, janë përpjekur të na mbrojnë kundër një virusi vdekjeprurës, të menaxhojnë ankthin e pandemisë, të luftojnë stresin e kufizimeve dhe frikën nga pasiguria shëndetësore dhe ekonomike.

Por, nëse edhe pavarësisht këtyre faktorëve kaq vendimtarë, e keni gjetur veten duke duke menduar ose duke u ndjerë keq nga hashtag-et nëpër rrjete sociale, #summerbody, atëherë duhet të lexoni për “sindromën e trupit të verës”, një gjendje që përshkruan ndjenjat negative ndaj trupit dhe shoqërohet me mungesë vetëbesimi, ndjenja turpi dhe sikleti.

Për të kuptuar se pse më shumë se kurrë duhet të hiqni dorë:

1 – Gjeni kohë për miqtë dhe familjen

Pasi kaluat më shumë se një vit në faza të ndryshme të bllokimit dhe izolimit, gjëja më e mirë që mund të bëni për shëndetin mendor është të filloni të shoqëroheni me të tjerët.

2 – Mos e fajësoni veten se si mund të ketë ndryshuar trupi 

Për shumë njerëz, ekziston ideja që ne kemi plotësisht kontroll mbi peshën tonë, kur në fakt trupat janë të ndryshëm dhe kompleksë dhe i përgjigjen stresit në mënyra të ndryshme. “Përqafoni” idenë që gjithçka që ka ndodhur me trupin gjatë pandemisë është thjesht rezulat i punës së tij për të bërë më të mirë për t’ju mbrojtur.

3 – Ndaloni së përqendruari në atë që duhet të kishit bërë ndryshe

Le të jemi të qartë: Bëtë më të mirën tuaj dhe kjo mjafton.

4 – Mos harroni: Vlera juaj nuk është e lidhur me peshën

Tingëllon klishe, por është e vërtetë: Numri që shihni në peshore nuk ju përcakton si person. Përsëritini vetes se trupi juaj nuk është i lidhur me vetëvlerësimin. Kjo gjë do t’ju kujtojë se pesha që keni është vetëm peshë. Nuk është e tëra e qenies suaj.

5 – Largoni mendimet negative

Me gjasë, ju mund të keni idenë që kur ju shohin njerëzit, mendojnë “oh, sa ka shtuar në peshë”. Në fakt, ata ndoshta nuk po mendojnë fare për ju. Sidoqoftë, jepini vetes hapësirë që të mos ndiheni të zhytur në mendime gjykuese dhe negative.

6 – Largohuni pak nga rrjetet sociale

Nëse vini re se jeni të ndikuar nga kultura e dietës që përflitet në rrjete sociale, ndoshta ka ardhur koha që të bëni një pushim të shkurtër nga rrjetet sociale. Përdorini më pak ose ndiqni njerëz që ju frymëzojnë ta doni veten ashtu siç jeni, para se të kaloni te faza se si doni të jeni.

Në vend që të synoni “imazhin e trupit të verës”, duhet të mendoni pozitivisht për trupin që keni, që është i përkryer sidoqoftë. Patjetër që mund të përpiqeni për të ndryshuar çfarë nuk ju pëlqen, por gjithmonë pa u ndjerë të turpëruar nga mënyra si dukeni tani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat