Influencerja 19-vjeçare arrestohet për shitje kokaine dhe marihuane

Life style

Influencerja 19-vjeçare arrestohet për shitje kokaine dhe marihuane

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 16:22
Lorraine Cutier Bauer Romeiro

Gjatë ditës është një influencere në Instagram ndërsa natën një trafikante droge. 19-vjeçarja e quajtur Lorraine Cutier Bauer Romeiro ka rënë në duart e policisë. Sipas policisë së Sao Paulo në Brazil ajo u kap në qytetin e Barueri ku në shtëpinë  e saj ajo mbante të fshehur kokainë dhe marihuanë.

Bjondja e gjatë dhe e bukur është e famshme në rrjetet sociale. E reja bukuroshe numëron mijëra ndjekës në profilin e saj në Instagram.

Sipas autoriteteve braziliane, 19-vjeçarja bënte një jetë të dyfishtë pasi gjatë ditës ajo ishte një influencer e njohur ku bukuroshja ndërvepronte me ndjekësit e saj në mediat sociale ndërsa gjatë natës zhvillonte aktivitetin kriminal së bashku me të dashurin e saj.

Image

Në momentin që ajo u kap nga policia e reja kishte hequr veshjet elegante të modës që ekspozonte në Instagram pasi ajo mbante të veshura rroba të gjera dhe një bluzë me kapuç për të fshehur fytyrën .

E reja u kap në një lagje të qytetit Barueri e njohur për tregtinë e drogës dhe numrin e lartë të narkomanëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat