Ja disa gjëra që duhet të bëni për t’ju pëlqyer vetja në çdo rast

Life style

Ja disa gjëra që duhet të bëni për t’ju pëlqyer vetja në çdo rast

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 17:36
Foto ilustrim

Kur je në dyshim, vepro.

Ky është ndryshimi midis ujit të rrjedhshëm dhe atij të ndenjur. Kur je e fjetur, apo në amulli, pasiguritë shtohen si mushkonjat. Mosveprimi prodhon dyshim dhe frikë. Veprimi prodhon vetëbesim dhe kurajo. Frika nga dështimi mund të na paralizojë, pasi pothuajse gjithmonë i mbivlerësojmë pasojat. Ndërtoje vetëbesimin tënd duke vepruar.

Bëj çdo ditë diçka jashtë zonës tënde të sigurtë.

Në qoftë se nuk shtrijmë zonat e rehatisë ato zvogëlohen. Vazhdimisht sfidoje dhe përmirësoje veten, dhe do të arrish të ndihesh e sigurt me të bërit e gjërave të reja. Kështu do të fitosh një identitet të ri (në syrin tënd dhe atë të të tjerëve) si dikush që ndërmerr risqe.

Vendose fokusin tek të tjerët.

Zgjidh që të jesh e vetëdijshme mbi të tjerët, në vend të vetës tënde. Beji njerëzve pyetje. Ktheji bisedat ne lojëra, ku ti përpiqesh të gjesh një lidhje me personin tjetër. Bëj komplimente dhe dil vullnetare për t’i ndihmuar të tjerët, nëse mundesh. Të kërkosh më të mirën tek të tjerët, do të të ndihmojë ta shohësh edhe te vetja.

Këshillohu me drejtues/mentorë.

Këshillat dhe lidhjet e tyre janë të paçmuara, për më tepër, do të marrësh vendime më të mira ,falë vlerësimit të tyre objektiv të anëve pozitive dhe negative. Gjithashtu do të jesh më e gatshme të ndërmarrësh rreziqe, kur e di që ke mbështetës gati për të të ndihmuar, nëse dështon.

Foli vetes pozitivisht.

Është e vështirë të ndihesh me besim në vete, nëse është dikush që të ul gjatë gjithë kohës. Ekziston mundësia që ky person të jesh vetë ti. Vrojto se si flet me veten. A do ti flisje kështu një miku? Nëse jo, atëherë bëj ndryshime.

Elemino njerëzit negativë nga rrjeti yt.

Ke nevojë absolute të ftosh dhe të pranosh kritika konstruktive, në qoftë se dëshiron të rritesh profesionalisht dhe si person. Por arsyeto që disa njerëz nuk do të jenë asnjëherë të lumtur me ty, ose me jetën tënde, dhe është humbje kohe që ti bindësh për vlerat e tua. Për më tepër, vështrimi negativ i tyre mbi jetën, është ngjitës. Mëso ti identifikosh shpejtë këta njerëz, dhe shiko përpara.

Kujdesu për shëndetin.

Gjej kohën për ushtrime fizike dhe bëj pushim mjaftueshëm. Trupi yt duhet të jetë gati fizikisht, që të përballojë sfidat.

Bëji detyrat e shtëpisë.

Qëndro koherent me lajmet në industrinë tënde dhe njihe kompaninë dhe departamentin ku punon. Në qoftë se ke një detyrë të vështirë para, përgatite dhe praktikoje në mëndjen tënde. Asgjë nuk ndërton vetëbesim aq sa njohuritë dhe përgatitja.

Vështro gjuhën tënde të trupit.

Mënyra se si qëndron dhe paraqitja e jashtme ndokojnë në gjendjen tënde mendore dhe në mënyrën se sit ë tjerët të perceptojnë. Në qoftë se do të jesh lider, duhet të vishesh dhe të sillesh si një e tillë. Qëndro dhe ulu drejtë, buzëqesh dhe mos harro kontaktin pamor. Mbaj veshjen profesionale të industrisë ku punon. Eleminoni tregimin e shenjave të nervozizmit: dridhjen e tepërt, qëndrimin e kryqëzuar (këmbë dhe krahë të kryqëzuara, shpatulla të kërrusura) dhe frymëmarrje të cekëta.

Praktiko mirënjohjen përditë.

Në një studim të fundit, të fokusuar në mënyrën se si njerëzit e suksesshëm e kalojnë orën e parë të punës çdo ditë, përgjigjja numër 1 ishte: investimi i kohës për të menduar mbi gjërat që janë më shumë mirënjohës. Fillimi i ditës me një “faleminderit” për gjithçka të mirë në jetën tënde, ndihmon në vështrimin e sfidave me perspektivën e duhur.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat