Disa nga mënyrat për t'i bërë këpucët si të reja

Life style

Disa nga mënyrat për t'i bërë këpucët si të reja

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 23:45
Foto ilustrim

Pothuajse secila femër në dollap ka një palë këpucë të cilat ende nuk është e gatshme që t'i largojë përgjithmonë. Por, me ndihmën e këtyre këshillave nuk do të keni nevojë për një gjë të tillë. Mësoni se si t'i mënjanoni gërvishtjet dhe njollat nga këpucët dhe t'ua ktheni ngjyrën dhe freskinë.

1. NJOLLAT NË KAMOSH

Nëse këpucët tuaja të preferuara nga kamoshi janë lagur në shi dhe në to janë paraqitur njolla, përdoreni një limë të butë për thonj. Pritni që këpucët të thahen e më pas me limë ngadalë i mënjanoni njollat nga uji. Pas kësaj këpucët i fshini me një leckë të pambuktë dhe i spërkatni me mjet për mirëmbajtje të lëkurës së trajtuar.

2. PËR LËKURË TË LËMUAR

Njollat nga lëkura e lëmuar mund t'i mënjanoni me ndihmën e brushës për dhëmbë dhe uthullës me alkool. Uthullën me alkool e qitni në një gotë të vogël plastike dhe në të e zhytni brushën për dhëmbë. Me brushë i trajtoni ngadalë njollat dhe gërvishtjet e sipas nevojës përsëriteni procedurën. Pas mënjanimit të njollave, këpucët i fshini me një leckë të pastër, të lagët nga pambuku dhe i lyeni me mjet për mbrojtje të lëkurës.

3. PËR LËKURË TË THJESHTË DHE TË LYER ME LLAK

Njollat dhe gërvishtjet në lëkurë mund t'i mënjanoni me ndihmën e shkopit për pastrim të veshit dhe vazelinës. Shkopin e zhytni në vazelinë dhe ne të e fërkoni njollën në këpucë. Fërkojeni lehtë deri në momentin kur ajo të jetë bërë pothuajse e padukshme. Nëse dëshironi që ta freskoni lëkurën dhe ta bëni si të re, këpucët i lyeni mirë me losion hidratues për trup. Pak losion e qitni në një leckë të pambuktë dhe me të i lyeni këpucët. Lëkura do ta absorbojë losionin dhe do të bëhet e shkëlqyer dhe e freskët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat